Ministri Mançevski në takim për agjendën digjitale në Podgoricë

Podgoricë, 8 tetor 2018

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, qëndroi për vizitë një-ditore në Podgoricë, R. e Malit të Zi.

Në suaza të vizitës së tij, ai ishte pjesë e takimit të ministrave dikasterial të Ballkanit Perëndimor të angazhuar për administratën dhe shoqërinë informatike në temë: "Agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor".

Në takim u diskutua rreth detyrimeve të cilat dalin nga Agjenda Digjitale si pjesë e konkluzioneve të Samitit të parë Digjital, të mbajtur në Shkup.

Krahas ministrit Mançevski, në takim morën pjesë edhe Eurokomisarja për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale Maria Gabriel, Ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, Suzana Pribiloviq, Ratka Sekuliq, Drejtoreshë e Shkollës Rajonale të Administratës Publike, Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, Dorina Çinari, Mahir Jagçilar, Ministër i Administratës Publike të Kosovës, si dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Aivo Orav.

Ministri Mançevski është përqëndruar në aktivitetet aktuale të MSHIA-së, të cilat janë në kontekst të digjitalizimit të Maqedonisë.

Për herë të parë, Maqedonia po bën një hap përpara në sigurimin e një qasjeje të sistemuar në realizimin e aktiviteteve të parashikuara. Në këtë kontekst, kemi përgatitur Strategjinë e parë të të Dhënave të Hapura, së bashku me Planin Aksional dhe Strategjinë e Parë për Sigurinë Kibernetike. Gjithashtu, për herë të parë po definohen zonat ku nuk ekzistojnë rrjete të komunikimit të shpejtë dhe ultra të shpejtë ose operatorët në tre vitet e ardhshme nuk kanë plane për investime në rrjete të tilla. Kjo synon shqyrtimin e burimeve të telekomunikimit, në mënyrë që ato të mund të përdoren në mënyrë efiksase në të ardhmen dhe të mos dyfishohen investimet ", theksoi ministri Mançevski.

Duke folur për sigurinë kibernetike, Ministri paraqiti idenë për hapjen e një akademie rajonale për sigurinë kibernetike në Maqedoni, të cilën e diskutoi më herët me komisioneren e BE-së Maria Gabriel.

"Aktualisht, në Evropë dhe në Maqedoni, kjo javë i është kushtuar kodimit. Këtë vit, një numër rekord i shkollave në Maqedoni kanë aplikuar me shumë projekte inovative, gjë që veçanërisht më gëzon. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të rinjtë të përfshihen në procesin e digjitalizimit dhe të jenë në hap me ngjarjet evropiane të kësaj fushe, "njoftoi ministri Mançevski.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe u prezantuan aktivitetet e planifikuara të cilat janë pjesë e zhvillimit të shoqërisë digjitale dhe arritje e qëllimeve të përcaktuara në agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë