Numër rekord i studentëve të regjistruar në Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK), të rinjtë e dinë se industria e TI-së sjell punë të mirë pas studimeve

Shkup, 01 tetor 2018 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, sot u drejtuan në orën e parë solemne akademike për studentët e rinj në Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK), ku në këtë vit u paraqit një numër rekord prej 933 studentë të interesuar apo 13% më tepër nga viti i kaluar.

Në fjalimin e tij kryeministri Zaev theksoi se interesi i madh për regjistrim në këtë fakultet dhe numri rekord i studentëve të regjistruar në mes tjerash është edhe për arsye të kuadrit arsimoro-shkencor në këtë fakultet.

Teknologjia informatike është një nga industritë me rritje më të shpejtë në botë dhe në Maqedoni. Të rinjtë këtë e dine dhe prandaj orientohen kah kjo sferë me shpresë për punë më të mirë pas përfundimit të studimeve.

Në këtë orë të parë akademike, studentët e sapo regjistruar në FSHIIK-ut do të kenë mundësinë të marrin arsmim cilësor të lartë dhe inspirues.

“Profesorët, asistentët dhe gjithë të tjerët janë të përkushtuar makimalisht t’u japin mbështetje të përkushtuar dhe individuale ju studentëve për t’u siguruar arsimim cilësor por edhe t’u nxisin që të hulumtoni vetë dhe të zbuloni mundësitë e pakufizuara të shkencës kompjuterike. Është shumë e rëndësishme dhe e dobishme që ky fakultet u mundëson kontakte të vazhdueshme me industrinë informatike, me zhvillimin dhe teknologjinë si dhe digjitalizimin”, theksoi kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë së RM-së Zaev në fjalimin e tij përkujtoi se në fillim të shtatorit Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Fondi për invocaione ndanë mbështetje financiare për hapjen e tre biznes-akceleratorëve për sipërmarrësit e rinj dhe inovatorët. Një nga ato akceleratorë është Akceleratori i biznes-teknologjisë “UKIM” në Shkup, i cili do të jetë i vendosur këtu në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit”.

Ky inovacion në mbështetje të të rinjve si ju, të cilët posedojnë ide kreative të bizneseve do të ofrojë shërbime dhe përkrahje për zhvillim të start-up kompanive të cilët do të sjellin profit. Kjo u bën pjesmarrës në zhvilimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe krijon kushte që të jepni kontributin tuaj për përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski në fjalimin e tij theksoi se Ministria aktualisht është duke punuar në mënyrë aktive në më shumë projekte të cilët kanë qëllim të përbashkët, i cili është digjitalizimi i plotë i Maqedonisë.

“Këtë e bëjmë në bashkëpunim me sektorin afarist, me sektorin qytetar dhe sigurisht me shoqërinë akademike, perkatësisht me një pjesë të profesorëve tuaj, dhe kjo shpesh do të thotë dhe bashkë me ju. Samiti digjital i cili u mbajt në Shkup para disa muajve ishte vendi ku studentët nga ky fakultet u paraqitën me zgjidhjet dhe zbulimet e tyre inovative para publikut nga i gjithë rajoni dhe Evropa”, theksoi ministri Mançevski, dhe tregoi se projekti - Garancioni rinor me çka parashikohen oferta cilësore për punësim, arsimim të mëtejshëm, parakualifikim, stazh ose praktikë për të rinjtë. 

Министерство за информатичко општество и администрација