Ministri Mançevski e hapi konferencën me temë: “Transformimi digjital në Maqedoni”

Shkup, 27 shtator 2018


Ministri për shoqëri informatike dhe administratë sot ishte pjesë e hapjes së konferencës të Odës ekonomike për teknologji informatike dhe komunikim (MASIT) ku iu referuan aspekteve të digjitalizimit në Maqedoni. 

“Do të fillojë më historinë e fabrikës së kubeve Lego. Gjitihçka fillon në një punëtori zdrukthtarie daneze në vitin 1932. Pronari në fillim kishte bërë vetura prej druri, kamione, jo-jo… Pas luftës së dytë botërore djali i tij kishte blerë një makineri për plastikë me të cilën kishte filluar t'i përpunojë kubet Lego. Pasi që nga zjarri ishin djegur një pjesë e madhe e lojërave prej druri pronari kishte vendosur të mos prodhojë më lojëra prej druri dhe ishte drejtuar vetëm tek lojërat prej plastike. Gjatë viteve vijuese fabrika kishte vazhduar që të sjellë lojëra të reja inovative por edhe lojëra celulari dhe aplikacione celulari të cilat shërbejnë për argëtim dhe edukim. Por, si ka qenë transformimi digjital në një kompani si kjo e LEGOS? Lego, si çdo kompani tjetër ka pasur problem me transformimin. Por me riorganizim gjithçka është e mundur. Atë që drejtuesit e kanë deklaruar është se tejkalimi i periudhës ka qenë i vështirë por që kanë pasur shumë njohuri në organizatën”, theksoi ministri Mançevski. 

Duke folur për sfidat që transformimi digjital i sjell me vete, Mançevski iu referua riorganizimit administrativ.

“Riorganizimi administrativ duhet të na dërgojë në një klimë më të mirë afariste, shërbim të orientuar administrativ i drejtuar kah qytetarët. Kjo do të thotë se do të duhet të vendosim rregulla të reja. Rregulla që kryesisht janë marrë nga sektori privat. Por këto nuk duhet të jenë rregulla që do të nënkuptojnë pararregullim. Duhet t’i vendosim kubet me kujdes. Rruga e transformimit digjital nuk është e lehtë. Kjo në fakt është një sipërmarrje mjaft e shtrenjtë. Janë të nevojshme investime në infrastrukturë por edhe në burimet njerëzore. Dhe jo vetëm të instalohet “hardware” dhe “software”. Shpesh transformimi digjital nënkupton ridizajnim të plotë të proceseve.  

Në lidhje me këtë, që aktualisht është duke punuar Ministria për shoqëri nformatike dhe administratë dhe Qeveria, ministri Mançevski foli edhe për projektet aktuale të cilët do të kontribuojnë në transformimin digjital në Maqedoni.

“Rezultatet e këtij transformimi do të jenë të dukshme nga fillimi i vitit 2019-të. Po vendosim regjistrin elektorink të popullsisë, projekt i finincuar nga BE-ja. Portal të ri nacional për e-shërbime i cili fillimisht ishte i caktuar për të gjithë qytetarët por e transformuam që të ofrojë shërbime edhe për kompanitë. Poashtu projekt i finansuar nga BE-ja. Jemi në fazë të miratimit të rregullores ligjore për futjen e identitetit elektronik të qytetarëve, në përputhje me të gjitha rregulloret evropiane. Jemi duke bërë Katalog për të gjithë shërbimet të cilët administrata u jep qytetarëve dhe bizneseve. Në një vend të mundeni t'i merrni të gjitha informacionet për çdo shërbim. Dhe për këtë kemi ndihmën e BE-së.

E miratuam Strategjinë për të dhënat e hapura. Deri në fund të vitit do të lëshohet në përdorim portal i ri për të dhënat e hapura. Për këtë projekt kemi donacion nga qeveria britaneze. Qeveria e miratoi Strategjinë për siguri kibernetike dhe në proces është edhe përfundimi i planit aksional. Maqedonia aplikon që të bëhet nikoqir i Akademisë rajonale për siguri kibernetike prej të cilëve kemi mbështetjen e të gjithë miqve tanë nga vendet e Ballkanit perëndimor. Shumë shpejt do ta publikojmë projekt-versionin e parë të Strategjisë së re për internet brezgjërë. Në bashkëpunim me KE-në jemi duke punuar në një plan aksional konkret për uljen e çmimeve të roaming-ut nga vendet e BE-së. Në mënyrë bilaterale këtë e kemi me vendet e Ballkanit perënidmor, nënshkruam me Bullgarinë, dhe tani në tetor me Greqinë. Në bashkëpunim me miqtë tanë nga BE-ja dhe USAID-i filluam me përgatitjen e Strategjisë së re afatgjate të TIK-ut. Ky është një dokument kyç i cili është duke u përgatitur nga Këshilli nacional i TIK-ut, në përpunimin e së cilit do të jenë të përfshirë të gjithë”, informoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri Mançevski gati asgjë nga këto nuk jemi duke e bërë vetëm dhe e kemi ndihmën e miqve tanë strategjik.

“Maqedonia gjendet para një vendimit serioz. Ne jemi në një udhëkryq. Për vetëm disa ditë, të dielën, në ato 12 orët ne do ta vendosim pjesën tjetër të jetës sonë. Çfarë do që të bëjmë më 30 shtator do të ndikojë në të ardhmen tonë. E di se vendimi nuk është i lehtë por ajo është opsioni më i mirë. Ajo është mundësia e vetmë që të kemi sukses. Për një koncept tjetër alternativ, së paku unë, nuk kam dëgjuar nga askush. Personalish unë koncept tjetër nuk shoh. Maqedonia duhet me vendosmëri të ecë përpara. Ta pranojë dorën e dhënë nga miqtë tanë nga e gjithë bota. Më në fund të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, e tregjeve të mëdha, të ulet në tryezën ku merren vendimet, t’i shfrytëzojë fondet, të zhvillohet dhe ta bëj atë për të cilën gjendemi sot, me ndihmën e fondeve evropiane shumë shpejt dhe realisht do të ecë përpara drejt rrugës së transformimit të tij digjital”, përfundoi ministri Mançevski.

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë

Shkup, 27 shtator 2018