Mançevski: Për herë të parë kemi një pasqyrë të qartë për mbulimin dhe qasjen e internetit në nivel në tërë Maqedoninë

Shkup, 21 shtator 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski mbajti konferencë për shtyp për prezentimin e hartimit të detajuar në territorin e Republikës së Maqedonisë për qasje të rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta të internetit.

“Maqedonia si vend e cila po përgatitet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian para afatit të caktuar e përfundoi procesin për hartim të detajuar të territorit të Maqedonisë. Detyra që na u dha nga BE-ja me qëllim që të vlerësohet progresi të cilin vendi ynë e bën në fushën e telekomunkimit është e përfunduar me sukses. Kjo do të thotë se për herë të parë po definohen zonat ku nuk ekzistojnë rrjete të shpejta dhe ultra të shpjeta të telekomunikimit ose operatorët ne tre vitet e fundit nuk kanë plane për investime të rrjeteve të tilla. Kjo ka për qëllim kontrollimin e burimeve të telokomunikimit që të mund të përdoret në mënyrë efikase në të ardhmen dhe të mos dyfishohen investimet”, theksoi ministri Mançevski.

Me hartimin definohen tre lloje të zonave edhe atë: “zona e bardhë” – ku rrjetet brezgjërë aktualisht nuk ekzistojnë dhe ku ka gjasa që të mos ndërtohen në afat prej tre vitesh nga ana e operatorëve, “zona gri” – ku kanë të vendosur apo do të vendoset një rrjet brezgjërë në tre vitet e ardhshme dhe ku nuk ekzistojnë plane nga asnjë operator të vendoset rrjet i ri brezgjërë në tre vitet e ardhshme dhe “zona e zezë” – ku ekzistojnë më së paku dy rrjete brezgjërë të operatorëve të ndryshëm në zonën e caktuar ose të njejtët do të vendosen në tre vitet e fundit.

“Këtu nuk ndalon procesi. Deri në fund të këtij viti me ndihmën e rezultateve të marra nga ky hartim do të përgatisim Planin nacional operativ brezgjërë. Në këtë plan do të jenë të planifikuara investime shtetërore për zhvillimin e rrjeteve brezgjërë të shpejta dhe ultra të shpejta në zonat ku nuk ka interes ekonomik nga operatorët. Në përputhje me kërkesat nga Bashkimi Evropian do të formojmë Zyrën nacionale për rrjetin brezgjërë e cila do ta përcjellë zhvillimin e rrjetit brezgjërë, do të sigurojë orientime dhe këshilla në lidhje me investime në infrastrukturën e rrjetit brezgjërë, zbatimin e tij, shfrytëzimin e ndihmës së shtetit, përgatitjen e studimeve për zhvillimin e rrjetit brezgjërë…”, informoi ministri Mançevski.

Përfitimet pas përfundimit të procesit të hartimit të territorit janë të mëdha si për qytetarët ashtu edhe për operatorët dhe bashkësisë afariste.

“Secili qytetar do të ketë mundësinë të kontrollojë nëse vendi ku ai jeton është i mbuluar me rrjet brezgjërë të një ose më shumë operatorëve. Përderisa nuk është i mbulur, përkatësisht është në zonën e bardhë, do ta dijë se vendi do të jetë i mbuluar me rrjete brezgjërë të shpjeta dhe ultra të shpejta me ndihmen e shtetit gjatë viteve të ardhshme. Secili operator do të mundet ta kontrollojë si është gjendja e zhvillimit të konkurrencës në ndonjë vendbanim. Kjo do të nxisë investime të reja dhe zhvillim të konkurrencës që në fund do të rezultojë me çmime më volitshme për shfrytëzuesit. Ndërtimi i rrjeteve të shpejta në tërë territorin e vendit do të sigurojë që komunat dhe vendet rurale të mund të planifikojnë dhe të vendosin e-shërbime të reja dhe bashkëkohore për qytetarët dhe kompanitë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në arritjen e zhvillimit të balancuar rajonal dhe shpresojmë se do të ndikojë edhe në uljen e shpërnguljes nga këto zona. Komunat do t’i planifikojnë strategjitë e tyre për zhvillim të bazuara në shfrytëzimin e TIK-ut”, përfundoi ministri Mançevski.

Siç thekosi ministri Mançevski të dhënat e marra tregojnë se mbulimet me rrjete brezgjërë të shpejta (78%) është përafërsisht e njejtë me mesatarën e Bashkimit Evropian (80%). Gjithsesi, edhe pse aktualisht kemi mbulim të mirë me rrjete brezgjërë të shpejta ekziston shfrytëzim i ulët i internetit nga ana e shfrytëzuesve. 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë