Mançevski: U bëj thirrje të gjithë të punësuarve në administratën publike të raportojnë presionin në vendin e punës. Raportimet janë anonime, do të përcillen në vendin e duhur dhe do të veprohet në mënyrë përkatëse

Shkup, 20 shtator 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski mbajti konferencë për shtyp në të cilën informoi për mjetin për raportimin e presionit në vendin e punës për të punësuarit në administratën publike.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski mbajti konferencë për shtyp në të cilën informoi për mjetin për raportimin e persionit në vendiin e punës për të punësuarit në administratën publike.

E publikojmë fjalimin e plotë të ministrit Mançevski.

Presione, kërcënime dhe keqpërdorime në administratën publike nuk guxon të ketë!

Qeveria dhe ministria për shoqëri informatike dhe administratë janë duke punuar me përkushtim në sigurimin e administratës e cila punon profesionalisht dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Për këtë qëllim MSHIA më 13 shtator publikoi mjetin për raportimin e presioneve në vendin e punës, në prag të referendumit.

Mjeti ka për qëllim të shërbejë si mbrojtje për të gjithë të punësuarit në administratën publike të cilët në rast të s në punë të kenë një vend lehtë të disponueshëm ku të drejtohen. Ky është poashtu edhe paralajmërim për të gjithë ministrat, udhëheqësit, drejtorat… që secila përpjekje e tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare do të ndëshkohen ashpër.

Mjeti mundëson që secili i punësuar në administratën publike të raportojë presione të mundshme në vendin e punës. MSHIA merr përsipër që secilin raportim të arritur ta përcjellë tek organet kompetente për veprim të mëtejshëm. Kjo tashmë është e komunikuar në organet kompetente.

Raportimi është anonim por përderisa personi i cili raporton dëshiron të ndajë të dhënat tij personale ato do të jenë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale për të cilën tashmë janë marrë masa përkatëse teknike dhe organizative.

Prej publikimit të mjetit e deri më tani nuk ka pasur ndonjë raportim dhe prej tani i thërrasim të gjithë qytetarët të jenë të sigurtë se raportimet e tyre janë anonime dhe se do të jenë të përcjellura në vendin e duhur dhe do të veprohet përkatësisht.

Kjo është vetëm një nga mehanizmat të cilët MSHIA I ka ndërmarrë për profesionalizëm të plotë të administratës publike. Koha e presioneve politike dhe të shtetiti të robëruar është prapa nesh.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë