Thirrje publike për paraqitjen e institucioneve në të cilat do të implementohet modeli CAF

Shkup, 18 shtator 2018

Me qëllim të vendosjes së standardeve për udhëheqje me cilësi në administratën e Republikës së Maqedonisë Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) zbaton aktivitete për implementimin e “Kornizës së përbashkët për vlerësim apo Common Assessment Framework (Modeli CAF)” në insitutcionet e RM-së.

Në bazë të Strategjisë për reforma në administratën publike (2018-2022) dhe në përputhje me Planin nacional për udhëheqje me cilësinë në sektorin publik të RM-së (2018-2020) dhe në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative në organet dhe institucionet, vendosja e modelit CAF në organet e administratës shtetërore, organet shtetërore dhe institucionet si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Për këtë qëllim është e parashikuar se modeli CAF të vendoset në 10 institucionet e Republikës së Maqedonisë. Në këto 10 institucione dhe njësi të vetëqeverisjes lokale është e parashikuar modeli CAF të vendoset me ndihmën e nëpunësave administrative të cilët janë trajnues të çertifikuar për implementimin e modelit CAF.

Kjo thirrje është për:                                                                       

Organet e administratës shtetërore të Republikës së Maqedonisë

Organet e tjera shtetërore

Njësitë e vetëqeverisjes lokale (komunat, komunat e qytetit të Shkupit dhe qyteti i Shkupit)

Organet e interesuara të administratës shtetërore, organet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, duhet më së voni më 01 tetor të vitit 2018 të dorëzojnë letër/shkresë deri te Ministria për shoqëri informatike dhe administratë me të cilën paraqiten në thirrjen publike dhe në të cilën tregojnë interes dhe përgatitje për vendosjen e modelit CAF në institucionet e tyre. Letra duhet të jetë e nënshkruar nga funskioneri i cilët udhëheq me organin e administratës shtetërore ose organi shtetëror, personi udhëheqës i intitucionit, kryetari i komunës, i komunave të qytetit të Shkupit dhe i qytetit të Shkupi.

Shkresa duhet të ketë këtë shënim: Paraqitje për CAF – Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Bul. “Shën Kirili dhe Metodij” nr.54, 1000 Shkup.​

Paraqitjet e intitucioneve të interesuara të cilat do të lajmërohen në thirrjen publike, do të jenë të kontrolluara nga komisioni i veçantë i MSHIA-së. Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë ato institucione të cilat nuk kanë marrë mbështetje nga ana e MSHIA-së në ciklet e mëparshme në implementimin e modelit CAF. Pas përfundimit të afatit për paraqitje, në web faqen e MSHIA-së do të shpallet lista e intitucioneve të zgjedhura.

 

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë