Mançevski: MSHIA punon për të garantuar sigurinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve
Shkup, 30 gusht 2018
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën, Marko Mantovanelli, sot mbajtën një konferencë për shtyp.
Ata e paraqitën Raportin e Vlerësimit mbi Pjekurinë e kapaciteteve për sigurinë kibernetike në Maqedoni.
Vlerësimi u krye me mbështetjen e Bankës Botërore nga ana e ekspertëve të Qendrës Globale për Kapacitete në lëminë rreth Sigurisë së Informacionit në Universitetin e Oksfordit, nëpërmjet takimeve konsultative me përfaqësuesit e sektorit publik dhe infrastrukturën kombëtare kritike si dhe sektorit të biznesit, sektorit akademik, shoqatave qytetare dhe bashkësisë ndërkombëtare.
"Duke i ndjekur rekomandimet e vendosura në këtë raport ,MSHIA së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e punëve të Brendshme, në konsultim me të gjitha palët e interesuara përgatiti dhe strategjinë për sigurinë kibernetike për katër vitet e ardhshme. Aktualisht, grupi i punës po punon në Planin Aksional, i cili duhet të jetë gati në tetor. Strategjia nacionale për sigurinë kibernetike është zhvilluar në përputhje me Strategjinë për sigurinë kibernetike dhe Politikën e Bashkimit Evropian si dhe Përpjekjet për sigurinë kibernetike të NATO-s, për të siguruar siguri, besueshmëri dhe rezistencë në mjedisin dixhital ku do të përfititojnë qytetarët, bizneset dhe administrata publike, "veçoi Ministri Mançevski, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, sidomos në një kohë kur Maqedonia ka marrë ftesë për anëtarësim në NATO.
"Aktualisht, MSHIA po punon rreth zhvillimit dhe sigurimit duke ofruar sa më shumë shërbime të cilat do të pranohen në mënyrë elektronike. Detyrimi ynë është të garantojmë sigurinë e shërbimeve. Digitalizimi, përveç përfitimeve të mëdha, sjell me vete rreziqe, të cilat ne jemi të vetëdijshëm dhe partneri i Bankës Botërore synon t’i sigurojë të gjitha parakushtet për parandalimin e këtyre rreziqeve. Maqedonia së shpejti do ta fusë regjistrin elektronik të popullsisë. Qytetarët do të kenë identitetin e tyre elektronik. Prandaj, besimi i qytetarëve në funksionimin e shërbimeve varet nga siguria e të dhënave të tyre dhe siguria kibernetike. Prandaj, ne si shtet, duhet të bëjmë gjithçka brenda kompetencave tona për të siguruar privatësinë e qytetarëve dhe sigurinë e të dhënave nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të siguruar sigurinë kombëtare. Këtu duhet të ketë një ekuilibër ", tha Ministri Mançevski.
Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën, Marko Mantovanelli, iu referua bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia mirëpriti përpjekjet për të investuar në garantimin e sigurisë kibernetike.
"Mangësitë të cilat i zbulon raporti janë në sferat ku shpesh kanë defekte dhe vendet e tjera ku punojmë. Ajo duhet të shërbejë si një drejtim se në cilat sfera duhet të investoht më tej. Sot, askush nuk është plotësisht i mbrojtur nga krimi kibernetik dhe prandaj duhet vazhdimisht të punojmë në sigurimin e sigurisë kibernetike ", tha Mantovanelli.
Siç theksoi në fund ministri Mancevski, qasja rajonale për garantimin e sigurisë kibernetike është një domosdoshmëri. Prandaj, është edhe ideja e krijimit të një akademie rajonale për sigurinë kibernetike me vendndodhje në Maqedoni. Maqedonia ka kapacitete dhe duhet të jetë qendër për sigurinë kibernetike në rajon dhe së bashku me vendet e tjera të NATO-s, për ta kundërshtuar krimin kibernetik dhe të jenë pjesë e krijuesve të politikave të sigurisë kibernetike.
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë