Filloi procesi i negociatave për marrëveshjen kolektive qytetare

29 gusht 2018, Shkup

Në ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë u mbajt takimi i punës në mes ministres për punë dhe politikë sociale Mila Carovska, ministres së drejtësisë Renata Deskoska, ministrit për financa Dragan Tevdovski, zv/ministrit për shoqëri informatike dhe administratë Aleksandar Bajdevski dhe përfaqësuesit e Sindikatës së punojnjësve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqata qytetare (SPAOGJSHQ).

Me këtë takim zyrtarisht filluan negociatat për të nënshkruar Marrëveshjen kolektive të punonjësve në administratë, organet gjyqësore dhe të punësuarve të tjerë në administratë. MSHIA dhe Sindikata janë ne komunikim të vazhdueshëm për nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive të Grant-it.

Në takimin e punës të mbajtur me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u vërtetua dinamika pas së cilës të dy grupet punuese nga të dy anët do t’i harmonizojnë ndryshimet eventuale në Propozim tekstin në Marrëveshjen kolektive.

Marrëveshja kolektive do të jetë Marrëveshja e parë kolektive e Grantit për nëpunësit administrativ dhe organet gjyqësore pas viti 1995.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë