Konferencë për shtyp e ministrit të shoqërisë informatike dhe administratës

Shkup, 20 gusht 2018

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, mbajti conferencë për shtyp me rastin e akuzimeve nga VMRO-DPMNE-ja, për planet vjetore të institucioneve dhe punësimeve të reja në sektorin publik.

"Lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së, devijimi nga afati ligjor i përcaktuar për dorëzimin e planeve vjetore të punësimit dhe pranimi i planeve të dorëzuara jashtë afatit, MISA informoi se përbërja e qeverisjes së mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja arriti të ofrojnë plane vjetore prej vetëm 149 institucioneve. Vetëm për të rikujtuar afatin për dorëzimin e planeve vjetore për vitin 2018-të, është 10 maji i vitit 2017-të, kur VMRO-DPMNE ishte ende në pushtet.

Duke marrë parasysh këtë situatë, me ndryshimin e qeverisë, MSHIA u detyrua të korrigjojë dëmin e bërë dhe t'u lejojë 1,150 institucioneve të tjera që të dorëzojnë plane jashtë afatit.

Varianti tjetër ishte të dënohen 90% të institucioneve dhe të mbeten pa një plan vjetor për punësim, për shkak të mos-suksesit të VMRO-DPMNE-së që të sigurojë planet vjetore në kohën e duhur", shpjegoi ministri Mançevski.

Sa i takon spekullimit të numrit të punonjësve të rinj gjatë vitit 2018-të, Ministri Mançevski njoftoi se sipas shifrave të fundit të ofruara nga institucionet kompetente, 2,359 persona janë të punësuar për një periudhë të kufizuar kohore dhe 184 janë të punësuar për një periudhë të pacaktuar. Ose një total prej 2,543, në krahasim me 6,000 për të cilat fajëson VMRO-DPMNE-ja.

"Koha e fshehjes së informacionit dhe shifrave për punonjësit e sektorit publik përfundoi. Së fundi, opozita ka qasje në të gjitha informatat, si të gjithë qytetarët e tjerë, diçka që ishte e paimagjinueshme kur LSDM-ja ishte në opozitë. Sidoqoftë, VMRO-DPMNE-ja gjen një mënyrë për të manipuluar publikun dhe për ta shtrembëruar realitetin siç u përshtatet atyre. Punësimet partiake, presionet ndaj administratës publike, për të cilat ne po dëgjojmë vazhdimisht ditët e kaluara si pjesë e proceseve gjyqësore, kanë përfunduar.

"Në kontekstin e deklaratës se MSHIA ka hequr kriteret për zyrtarët administrativë, dua ta përsëris edhe një herë se ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativ janë bërë për të zvogëluar barrën financiare për kandidatët. Kostot fillestare të marrjes së testit psikologjik dhe testit të integritetit dhe certifikatës për anglisht ishin të paktën 100 euro. Testi i gjuhëve të huaja mbetet, por tani nuk është në kurriz të aplikantëve.

Për çfarë kritere po flasim, për testin psikologjik dhe testin e integritetit të cilët i lëshonte një kompani, vërtetime në të cilat nuk kishte as emër dhe as mbiemër të personit i cili ka kryer testimin. Në të cilat nuk ka as vulë, as datë dhe as person përgjegjës ", informoi ministri Mançevski.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë