Takimi i dytë i Sekretariatit për Reforma në Administratën Publike

 

Shkup, 18 korrik 2018

Sot u mbajt takimi i dytë i Sekretariatit për Reforma në Administratën Publike i kryesuar nga Shefi i Sekretariatit Aleksandar Bajdevski - Zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në takim u diskutua rreth statusit të realizimit të aktiviteteve të Planit aksional të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike 2018-2022, buxhetin për vitin 2019-të, në lidhje me Planin aksional të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike (RAP) 2018-2022, si dhe udhëzime për përgatitjen e raportit gjashtëmujor për realizimin e aktiviteteve të parapara në Planin aksional. Gjithashtu u prezantuan gjetjet paraprake nga Raporti për Hartimin e Institucioneve, të përgatitura nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në bazë të konkluzioneve të miratura, MSHIA duhet ta përgatisë raportin gjashtëmujor, në përputhje me afatet e parapara.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë