Mançevski: Vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë për t'i realizuar konkluzionet e Samitit Digjital
Shkup, 04.07.2018
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, sot është pjesë e takimit të ministrave të ekonomisë në kuadrin e procesit të Berlinit. Takimi është pjesë e një sërë takimesh në kuadër të Samitit të Londrës për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Maqedoninë, është e një rëndësie të veçantë që në këtë takim paraqitet ministri Mançevski, si ministër i vetëm për agjendën digjitale nga rajoni i pranishëm në takim. Arsyeja dhe qëllimi për këtë është Samiti i parë digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Shkup. Së bashku me ministrin Mançevski, në takim është i pranishëm edhe Zv/kryeministri Koço Angjushev.
"Кonstantа е vetme është ndryshimi. Digjitalizmi e ndryshoi mënyrën e jetesës, mënyrën se si veprojnë bizneset dhe tani po ndryshon mënyrën se si funksionojnë institucionet. Më vjen mire të shikoj se transformimi digjital është lartë në agjendën politike të Komisionit Evropian, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një nga temat e rralla që të gjithë në rajon pajtohemi dhe punojmë me përkushtim. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në këtë mënyrë do të integrohemi në Bashkimin Evropian më shpejt sesa nëpërmjet integrimit politik", tha ministri Mançevski në takimin e Ministrave të Ekonomisë dhe Agjendës Digjitale në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ministri Mançevski iu referua konkluzioneve nga Samiti i parë digjital, i cili u mbajt në Shkup, i ndarë në katër shtylla, përkatësisht shkathtësitë digjitale, mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë digjitale dhe shoqërinë, si dhe lidhjen digjitale.
Shkurtimisht, do të paraqes disa nga nismat e ndërmarra në kontekst të përmbushjes së qëllimeve dhe konkluzioneve të cilat dolën nga Samiti Digjital. Po finalizojmë Strategjinë e të Dhënave të hapura si një dokument kyç për transparencën e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Kemi përgatitur një version pune të Strategjisë së Internetit brezgjerë. Këtu, nevojitet investim në infrastrukturë dhe mbulimi i zonave të bardha, janë me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të madhe dhe rritje të shërbimeve të cilat do të merren nëpërmjet mënyrës elektronike. Në këtë kontekst, jemi duke punuar në Regjistrin Elektronik të Popullsisë dhe në identitetin elektronik të qytetarëve. Në fushën e sigurisë kibernetike si një sfidë e madhe globale, mund të them se për herë të parë kemi një strategji e cila i përfshin të gjitha institucionet relevante. Në Sofje e kam promovuar idenë që Maqedonia të jetë nikoqir dhe ta organizojmë Akademinë e parë për sigurinë kibernetike në rajon. Ajo që rrjedh nga konkluzionet e Samitit Digjital është iniciativa për të ulur çmimet e roamingut. Aktive është marrëveshja ndërmjet Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës rreth çmimeve më të ulëta për roaming, ndërsa pres që Shqipëria dhe Kosova t’i bashkohen së shpejti kësaj marrëveshje. Nga komunikimi me Komisionin Evropian, mund të them se ekziston interes dhe përkushtim për të ulur çmimet për roaming për qytetarët tanë kur udhëtojnë për në vendet e Bashkimit Evropian ", informoi ministri Mançevski.
Duke folur për përpjekjet e Qeverisë për zhvillimin e aftësive dighitale, Ministri Mançevski paraqiti disa projekte dhe aktivitete të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar.
"Aftësitë digjitale janë kyçe për t’i mbajtur të rinjtë në rajon, të punojnë këtu për paga më të larta dhe të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik. Përmes projektit 'Garancia e të Rinjve', qëllimi është që të transformohen jo kuadrot e TI-së, në kuadër të TI-së për një periudhë të shkurtër deri në një vit. Projekti 'Shkollat e Lidhura', rreth së cilës po punojmë aktualisht, do të thotë krijimi i përmbajtjeve digjitale dhe lidhja e të gjitha shkollave në vend. Jemi në fazën përfundimtare edhe me Parkun e parë Teknologjik dhe krijimin e inkubatorëve për kompanitë e vogla. Kjo do të sigurojë një mjedis dhe sistem të ri për të rinjtë që të qëndrojnë në Maqedoni, të jenë të suksesshëm dhe të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë", përmbylli fjalimin Mançevski.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Energjetike e përshëndeti fjalimin e Ministrit Mançevski, duke theksuar se Maqedonia tregon përkushtim dhe gatishmëri për të punuar në agjendën digjitale në vend, por edhe në vendet e rajonit.
Мinistria për Shoqëri informatike dhe Administratë