Mançevski dhe Papas bisedojnë për uljen e çmimeve të roaming-ut

Shkup, 26 qershor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski realizoi takim pune me homologun grek ministrin për politikë digjitale, telekomunikim dhe media Nikos Papas.

Në takim u bisedua për mundësinë e uljes së çmimeve të roaming-ut ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Ministri Mançevski informoi për memorandumin për bashkëpunim dhe aktivitetet e parashikuara për uljen e çmimeve të roaming-ut me Republikën e Bullgarisë si parim i cili mund të zbatohet edhe me Republikën e Greqisë.

Të dy ministrat u dakorduan së bashku me operatorët nga Maqedonia dhe Greqia të takohen në Maqedoni në fund të korrikut të po këtij viti ku do të bisedohet për zgjidhje konkrete dhe kornizën kohore për të filluar procedurat për uljen e çmimeve të roaming-ut. Ministri Papas potencoi se kjo do të jetë me rëndësi të veçantë për qytetarët nëse merret parasysh numri i qytetarëve grek dhe maqedonas të cilët udhëtojnë në të dy vendet.

Siç theksoi ministri Mançevski bëhet fjalë për zgjidhje prej së cilës efektet do t'i ndiejnë qytetarët dhe për këtë ekziston vullnet i fortë që të realizohet edhe në praktikë.

Ministri Papas iu referua eksperiencës së Greqisë në pjesën e digjitalizimit të administratës dhe digjitalizimit të bujqësisë. Ekziston interes nga ana e Greqisë që të shpërndan praktikat e saj më të mira në këto fusha, për të cilën gjithashtu do të bisedohet në korrik në Maqedoni. Qëllimi i takimeve të dakorduara është që të fillohet me aktivitetet dhe projektet konkrete si dhe definimi i kushteve për realizimin e tyre.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë