Mançevski: Maqedonia e gatshme të bëhet nikoqir i Akademisë për sigurinë kibernetike

Shkup, 25 qershor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski u drejtua në Kuvendin digjital i cili sot dhe neser do të mbahet në Sofje të Republikës së Bullgarisë. Kuvendi digjital është nën organizimin e Komisionit Evropian dhe Ministrisë për transport, teknologjisë informatike dhe komunikim si dhe të Bullgarisë si vend udhëheqës me Komisionin Evropian.

Ministri Mançevski foli në seancën përkushtuar Agjendës digjitale në Ballkanin Perëndimor së bashku me ministrat kolegë nga rajoni. Seanca filloi me potencimin e suksesit i cili u arrit me Samitin digjital i cila u mbajt në Shkup për lidhjen e rajonit, bashkëpunimit dhe përkushtimit të transformimit digjital në vendet e Ballkanit perëndimor.

“Më vjen shumë mirë të shoh se një nga shtyllat e strategjisë së re të Bashkimit Evropian është digjitalizimi. Agjenda e komisares Gabriel është shumë e lidhur me politikat e gjashtë qeverive nga rajoni dhe së bashku do të mundohemi t’i përmirësojmë standardet jetësore të qytetarëve tanë. Bashkimi Evropian është partneri yni strategjik në transformimin digjital dhe qytetarët do t'i shohin së shpejti përfitimet e këtij partneriteti”, theksoi ministri Mançevski.

Ai foli për përpjekjet e Qeverisë dhe të MSHIA-së në pjesën e zhvillimit të strategjisë për sigurinë kibernetike dhe internetin brezgjërë.

“Nëse flasim për digjitalizimin si revolucion të katërt, konsiderohet se rrjeti 5G do ta ndryshojë mënyrën e funskionimit të qeverisë, ndoshta edhe më shumë se nga mënyra në të cilën zbulimi i energjisë elektrike e ka bërë. Teknologjia 5G jo vetëm që do të sigurojë trnasferim më të shpejt të të dhënave, por edhe do të vendos funksionalitete të reja dhe aplikacione të cilat do të kontribuojnë drejt vlerës më të lartë sociale dhe ekonomike. Maqedonia së shpejti do ta miratojë strategjinë për internetin brezgjërë, strategjinë e re për sigurinë kibernetike dhe diku nga tetori strategjinë afatgjate të TIK-ut. Maqedonia është e gatshme të inicojë dhe të jetë nikoqir i parë rajonal i Akademisë për siguri kibernetike. Në këtë mënyrë do t'i vërtetojmë përpjekjet tona për përkushtim të përbashkët dhe qasje drejt këtij porblemi serioz dhe global”, theksoi Mançevski.

Në kuvendin digjital në Sofja ishte i prezantuar edhe dokumenti i Bashkimit Evropian për masat për përkrahje të Agjendës digjitale për vendet e Ballkanit Perëndimor. Prioritetet të cilët janë pjesë i këtij dokumenti janë në pajtueshmëri me përpjekjet e Qeverisë dhe MSHIA-së. Transformimi i plotë i Maqedonisë është në fokus të punës së MSHIA-së dhe për këtë ka përkrahje të plotë nga Bashkimi Evropian.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë