Ministri Mançevski dhe ministrja Carovska: Sigurimi i shërbimeve cilësore publike të disponueshme për qytetarët është prioritet i punës sonë

Shkup, 24 qershor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska u drejtuan në konferencën ministrore e cila po mbahet në Marakeç të Marokos në kuadër të forumit ndërkombëtar për administratë publike me temë: “Transformimi i pushtetit për realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm” nën organizim të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Mançevski dhe ministrja Carovska folën për sigurimin e shërbimeve publike të disponueshme për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë, duke i përkujtuar përpjekjet për afrimin e shërbimeve të cilat administrata publike i ofron tek qytetarët e shënuan dhe Ditën ndërkombëtare për shërbime publike.

Ministri Mançevski iu referua parimeve kyçe nga të cilat udhëhiqet Qeveria në punën e saj siç janë transprenca dhe gjithëpërfshirja në hartimin e politikave dhe digjitalizimi i administratës.

“Në vitet e fundit ndërmorrëm një numër të madh të masave dhe aktiviteteve në drejtim të përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në proceset fillestare si dhe informimin e publikut për aktivitetet e ndërmarra. Në këtë drejtim, ishte vendimi që të rritet numri i ditëve për komentimin e ENER-it, nga 10 deri 20 ditë me qëllim që të lihet hapësirë më e madhe për përfshirjen organizatave qytetare, akademisë, bashkësisë afariste dhe qytetarëve gjatë miratimit të ligjeve të reja, ndryshimeve të ligjeve… Shembull për përfshirjen e të gjithë palëve të interesuara në hartimin e politikave është përpunimi i të gjitha strategjive në të cilën MSHIA ka punuar dhe aktualisht është duke punuar. Ato janë Strategjia për reforma në administratën publike, strategjia për internet brezgjërë, strategjia për të dhëna të hapura dhe strategjia për siguri kibernetike”, theksoi ministri Mançevski.

Sa i përket rritjes së cilësisë dhe disponueshmërisë së shërbimeve publike ministri Mançevski informoi për portalin kombëtar për e-shërbime, projektin “Një pikë shërbimi” dhe projektin për krijimin e identitetit elektronik të qytetarëve.

“Të gjithë këto projekte kanë një qëllim dhe kjo është nëpërmjet mundësive të cilët i ofron digjitalizimi t’i sjellim shërbimet tek qytetarët. Ta përmirësojmë cilësinë dhe pasqyrën për administratë publike si shërbim në shërbim të qytetarëve. Vetëm kur qytetarët do t’i kenë të gjitha informacionet për punën në institucione do të jenë të përfshirë në të gjitha proceset, vetëm atëherë do të kemi politika dhe masa të cilat iu përgjigjen nevojave të të gjithë qytetarëve”, përfundoi ministri Mançevski.

Ministrja Carovska foli për përpjekjet dhe aktivitetet e ministrisë për punë dhe politikë sociale në lidhje me qasjen tek shërbimet publike për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

“Kjo Qeveri është plotësisht e përkushtuar në realizimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Qëllimi ynë përfundimtar është të ndërtojmë një shoqëri njerëzore, prosperitetit dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët si dhe që askush të mos lihet pas. Vetëm me sigurimin e kushteve të mira për jetë, të ardhura të denja dhe shërbime cilësore mund të shpresojmë për zhvillim të qëndrueshëm. Jemi duke punuar me intenzitet të lartë për shpërndarjen e rrjeteve të çerdheve, veçanërisht në mjediset rurale, vendosjen e shërbimeve të reja në nivel lokal si ndihmesë personale, pilotimin e garancionit të rinisë dhe reformim të plotë të sistemit për mbrojtje sociale”.

Ministrja Carovska iu referua edhe barazisë gjinore si parakusht kryesor për zhvillimin e shoqërisë së barabartë dhe demokratike.

“Barazia gjinore është angazhimi im personal dhe qëllim programor i Qeversië së Republikës së Maqedonisë. Kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të ç'rrënjosjes së varfërisë tek femrat. Me ndryshimin e ligjit për paga minimale ulet edhe ndryshimi në pagat ndërmjet meshkuje dhe femrave. E ratifikuam Konventën e Stambollit pët luftë dhe mbrojtje nga të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë