Mançevski: Vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku punojnë rreth transformimit të administratës publike

Shkup, 23 qershor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski në kuadër të vizitës në Marakesh të Marokos u drejtua në punëtorinë me temë: “Arritjet dhe sfidat në reformën e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Punëtoria është në organizim të ReSPA-së dhe është në kuadër të forumit ndërkombëtar për administratë publike me temë: “Transformimi i pushtetit për realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”, nën organizim të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Mançevski foli për lidhjen ndërmjet shoqërisë informatike dhe administratës.

“Shumë njerëz më pyesin si është lidhja ndërmjet shoqërisë informatike dhe administratës. Vetëm para disa viteve edhe unë e parashtorva këtë pyetje. Por, në kohën e sotme, në shekullin e XXI thelbi, baza e reformës së administratës publike është TIK-u, thelbi i ndryshimeve të shoqërive tona, jetëve tona është TIK-u, shumë vende e bënë hapin e parë dhe i pranuan ndryshimet. Sa më shpejt të pranojmë të ndryshojmë edhe ne, aq më të mirë do të jemi për qytetarët tanë.

Transformimi digjital në administratë nuk është i lehtë. Kjo në të vërtetë është një nismë е rëndësishme dhe shumë e shtrenjtë. Ajo i merr investimet në infrastrukturë por edhe në burimet njerëzore. Por më në fund e kemi vetëdijen për rëndësinë e këtyre ndryshimeve dhe me të vërtetë jam i lumtur që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në të njejtën vijë. Sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të bëjmë diçka më shumë për qytetarët tanë. Shembull për këtë ishte Samiti digjital në Shkup ku theksuam se jemi të bashkuar në transofmimin digjital në administratë, se kemi vullnetin, përkushtimin dhe bashkëpunimin që së bashku të pranojmë ndryshimin”, theksoi ministri Mançevski.

Duke folur për përfitimet nga digjitalizimi ministri Mançevski potencoi se me digjitalizim do të tejkalohet edhe problemi me korrupsionin në administratë.

“Njëra prej sfidave kryesore në administratë dhe biznese në secilin vend është lufta kundër korrupsionit. Faktori njerëzor, madje edhe unë do të thosha se natyra njrëzore është gjenerator I korrupsionit. Dhe prapë vijmë deri te TIK-u dhe digjitalizimi. Digjitalizimi në mënyrë të konsiderueshme I ulë mundësitë për korrupsion. Proceset e automatizuara dhe të digjitalizuara nuk mund të jenë të korruptuar. Kurse lajmi i keq është se në Ballkan kemi probleme me korrupsionin. Por, lajmi i mire është se vendosëm që të lidhemi digjitalisht dhe t’i tejaklojmë pengesat infrastrukturore me zgjidhje digjitale, si dhe në mënyrë digjitale të luftojmë kundër korrupsionit. Faktor kyç, prap, është vullneti i fortë dhe përcaktimi i paleve të interesuara kyçe së bashku me mbështetjen e fortë të cilën e marrim nga partenrët tanë.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë