Zëvendësministri Bajdevski në pjesën e takimit të drejtorëve të shkollave për administratën publike
Shkup, 22 qershor 2018
Zv/ministri për shoqëri informatike dhe administratë Aleksandar Bajdevski u drejtua në takimin e drejtorëve të instituteve dhe akademive për administratë publike e cila po mbahet në Sofje të Republikës së Bullgarisë.
Zv/ministri Bajdevski foli për të drejtën dhe obligimin e të punësurave në administratën publike për aftësim profesional. Ai i paraqiti angazhimet e MSHIA-së dhe përkushtimin për hartimin e trajnimeve gjenerike dhe trajnimet për nëpunësit administrativ.
Në fjalimin e tij zv/ministri Bajdevski e paraqiti metodologjinë për aftësimin profesional të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë si dhe pjesën nga Strategjia për reforma në adminstratën publike, me theks të veçant për pjesën e cila ka të bëjë me rëndësinë e mësimit të vazhdueshëm në administratë me qëllim që të punësuarit të jenë vazhdimisht në rrjedhë me teknologjitë e reja, ndryshimet e reja dhe për të përmirësuar njohuritë e tyre. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihet që administrata të jetë shërbim për qytetarët.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë