Ministri Mançevski pjesë e forumit ndërkombëtar për administratë publike në Maroko

Shkup, 21 qershor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski është në vizitë treditore në Marakesh, Maroko, ku po mbahet forumi ndërkombëtar për administratën publike me temë: “Transformimi i pushtetit për realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm” nën organizim të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Mançevski kishte fjalim në sesionin dedikuar qasjes integruese për implementimin e qëllimeve strategjike për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Mançevski iu referua përpjekjeve të MSHIA-së për reforma në administratën publike, qasje transparente në punë dhe vednosjen e qasjes gjithëpërfshirëse në hartimin e politikave.

“Ministria për shoqëri informatike dhe administratë punon me përkushtim për reformat në administratën publike me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të punonjësve gjatë dhënies së shërbimeve. Në këtë proces me rëndësi të veçantë është koordinimi horizontal ndërmjet institucioneve, sfidë e cila tejkalohet me masat e parashikuara në Strategjinë për reforma ne administratën publike. Përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në të gjitha porceset në të cilat punojmë është një nga angazhimet tona kryesore dhe puna e deritanishme shërben si shembull pozitiv për bashkëpunim të institucioneve ndërmjet veti si dhe me të gjitha aktorët relevant”, theksoi ministri.

Duke folur për trendet e reja dhe risitë në punën e administratës, ministri Mançevski foli për agjendën digjitale, digjitalizimin e administratës dhe ofrimin e shërbimeve deri te qytetarët.

Forumi ka për qëllim t’i bashkojë në një vend të gjithë ministrat nga e gjithë bota, të bisedojnë rreth asaj se si ta transformojnë udhëheqjen si dhe cilat janë mënyrat inovative në të cilën qeveritë, institucionet dhe administrata publike mund të organizohen dhe të punojnë në arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Më në fund, Forumi gjithashtu do të jep mundësi të promovojë bashkëpunim të fortë dhe partneritet.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë