Konferencë ministrore për qeverisje të mirë në Ballkanin Perëndimor
Mostar-Bosnjë dhe Hercegovinë, 12-13 qershor 2018
Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Aleksandar Bajdevski, mori pjesë në Konferencën Ministrore dy-ditore për Qeverisje më të mirë në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga ana e RESPA-së.
Temat kryesore të diskutuara në Konferencën Ministrore kanë të bëjnë me kornizën strategjike për Reforma në Administratën Publike (RAP), qëndrueshmërinë e saj financiare, cilësinë e planifikimit dhe koordinimit, të politikave, monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e strategjive të RAP-it dhe ndihmë financiare të përshtatshme të BE-së për t’i mbështetur reformat.
Zv/ministri Bajdevski mori pjesë në diskutimin e parë të panelit për Kornizën Strategjike për Reforma në Administratën Publike: situata, sfidat dhe planet e ardhshme.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se iniciativat për modernizimin dhe përmirësimin e administratës janë vazhdimisht aktuale. Në administratën shtetërore dhe publike shihet si në bazën e sektorit të përgjithshëm publik në të cilin proceset dhe zhvillimi varen në çdo shoqëri demokratike. Puna në sektorin publik i pasqyron vlerat demokratike në tërësi dhe në këtë kuptim të gjitha institucionet kanë përgjegjësinë të punojnë drejt realizimit të një vlere më të mirë për qytetarët dhe bizneset, duke siguruar kështu zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, përkatësisht prosperitetin e shtetit në tërësi.
,,Duke marrë parasysh këtë, Qeveria është plotësisht e përkushtuar në promovimin e administratës publike, në përmirësimin e kushteve të punës si dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve që administrata u ofron qytetarëve. Për këtë qëllim, Qeveria miratoi Strategjinë e re për RAP-in më 20 shkurt të këtij viti", theksoi Bajdevski.
Zëvendësministri Bajdevski përfundoi se Strategjia e RAP për MSHIA-në dhe Qeverinë paraqet bazë, kornizë dhe drejtim pear atë se të cilin drejtim duhet të lëvizim gjatë zbatimit të reformës dhe riorganizimit të administratës publike. Në këtë mënyrë, përfundimisht është dhënë një qasje sistematike në këtë process, ndërsa menaxhimi i udhëheqjes me Këshillin tek Kryetari i Qeverisë, e thekson rëndësinë dhe vullnetin politik si dhe përkushtimin për t’u realizuar të gjitha masat dhe aktivitetet e parapara në Strategjinë për Reforma në Administratën Publike (SRAP).
Në konferencë ishte i pranishëm edhe sekretari shtetëror Jahi Jahija, i cili iu drejtua diskutimit të tretë të panelit me temën: Monitorimi dhe njoftimi mbi zbatimin e Strategjisë për Reforma në Administratën Publike, Menaxhimin e Financave Publike dhe Perspektivat e Sektorit Civil.
"MSHIA do të paraqesë një raport për zbatimin e Planit aksional mbi Strategjinë për Reforma në Administratën Publike 2018-2022, të Këshillit të RAP-it, nëçdo gjashtë muaj dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë një herë në vit. Raportet do të publikohen në faqen e internetit të MSHIA-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë", deklaroi sekretari shtetëror Jahija.
Në këtë konferencë ministrore, marrin pjesë ministrat përgjegjës për administratën publike si dhe ministrat e financave për Ballkanin Perëndimor dhe Koordinatori Nacional i IPA-së, me qëllim që ta përforcojnë rolin e ministrive për financa në agjendat reformuese në rajon. Në konferencë do të marrin pjesë dhe përfaqësues të lartë të administratave shtetërore të cilat merren me RAP-in, Menaxhimin me financat publike, përfaqësues të Komisionit Evropian, Organizatat ndërkombëtare, organizatat qytetare dhe partnerë të tjerë.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe administratë