Zëvendësministri Bajdevski i hapi lojërat sportive të Sindikatës së punonjësve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat

Shkup, 09 qershor 2018

Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Aleksandar Bajdevski i hapi lojërat sportive tradicionale të organizuara nga Sindikata e punonjësve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat, të cilat mbahen në Ohër.

Siç theksoi Bajdevski, bashkëpunimi ndërmjet MSHIA-së dhe Sindikatës së punonjësve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat, në periudhën e kaluar, rezultoi me një numër të madh reformash dhe politikash për përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve të administratës publike.

"Futja e punës me dy turne dhe koha fleksibile e punës janë masa të cilat i kemi prezantuar në konsultim me Sindikatën e punonjësve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat, ashtu siç i kemi bërë edhe ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativ. Këtu po i referohem heqjes së plotë të testit të personit, testit të kapacitetit intelektual dhe testit të njohurisë së një gjuhe të huaj. Qëllimi është përmirësimi dhe thjeshtimi i procedurave për përzgjedhjen, avancimin dhe vlerësimin e punonjësve administrativ, të cilët do të rrisin numrin e kandidatëve kompetentë për punësim, por gjithashtu do të kontribuojnë në mbajtjen e punonjësve cilësorë dhe të motivuar në administratën publike. Sa i takon procedurës së avancimit, me ndryshimet në Ligj, ndryshohet zgjidhja e ngurtë në përputhje sipas së cilës nëpunësi administrativ mund të avancohej me konkurs intern vetëm për një nivel më të lartë, çon deri te pamundësia për zhvillimin e karrierës së nëpunësve administrative, të cilët për një periudhë të gjatë janë në nivele më të ulëta në kuadër të kategorive. Gjithashtu, së bashku me Sindikatën e punonjësve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat, po punojmë në përgatitjen e një marrëveshje kolektive degë për punonjësit në organet e administratës shtetërore", potencoi zëvendësministri Bajdevski.

Siç tha ai, këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme për përparimin e procedurave të punësimit me qëllim të profesionalizimit dhe depolitizimit të administratës publike.

"Ajo që ne duam të arrijmë me ndryshimet shtesë në Ligjin për nëpunës administrativ është zvogëlimi i rreziqeve nga politizimi nëpërmjet futjes së kritereve të qarta dhe transparencës gjatë përzgjedhjes së kandidatit më të mirë për punësim dhe avancim. Profesionalizim të pozitave të larta udhëheqëse të administratës dhe përmirësimin e përmbajtjes dhe qasjes deri te shpalljet për punësim dhe mbrojtje të të drejtave të kandidatëve. Nevojitet një model i ri vlerësimi për t’i motivuar dhe mbajtur kuadrot profesional dhe cilësor në administratë. Me Ligj duhet të krijohet një sistem i qëndrueshëm i përmirësimit profesional. Gjithashtu, është e domosdoshme të saktësohen çështje të tilla siç janë përgjegjësia disiplinore dhe materiale", përfundoi zëvendësministri Bajdevski.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë