Mancevski: Digjitalizimi na mundëson që të jemi transparent dhe të përgjegjshëm për qytetarët
22 maj 2018, Shkup
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Maqedoni. Diskutimi publik ishte në temën: "Institucionet Transparente dhe Raportuese - Imperative për Qeverinë Përgjegjëse".
"Transparenca është një instrument në duart e qytetarëve, i cili u mundëson atyre të vlerësojnë rëndësinë e proceseve dhe vendimeve të marra nga institucionet. Ndonjëherë ajo është një armë me të cilën ata luftojnë kundër një shteti të korruptuar, nganjëherë është një mjet që u jep atyre pushtet ekonomik dhe social, përkatësisht është një mjet për të përmirësuar efikasitetin dhe llogaridhënien e qeverisë. Nevoja që qytetarët t’i kenë të gjitha informacionet dhe të dhënat rreth punës së institucioneve nuk duhet të jetë çështje debati. Këto të dhëna janë për qytetarët dhe ne duhet t'i sigurojmë ato, "tha ministri Mançevski.
"Dua t’i referohem dhe transformimit digjital. Digjitalizimi dhe teknologjitë e reja në zhvillim na lejojnë komunikim të shpejtë dhe të rregullt, më lehtë se kurrë! Ato na mundësojnë që të konsultohemi me qytetarët dhe sektorin qytetar për të qenë një ngjarje e përditshme dhe e rregullt. Tani më, nuk ka asnjë justifikim se qeveria nuk ka kohë të mjaftueshme ose një mënyrë për t'u konsultuar me të gjitha palët e interesuara. Kjo është mirë edhe për ne, sepse në këtë mënyrë kemi mundësi të gjitha politikat t’i komunikojmë me qytetarët para se t’i miratojmë ato, dhe në këtë mënyrë të jemi në dijeni nëse ato janë të pranueshme për të gjithë apo jo ", tha ministri Mançevski, duke iu referuar nevojës dhe mënyrës së komunikimit të përditshëm me të gjithë palët e interesuara.
Në fjalimin e tij, ai i kushtoi rëndësi disa prej masave që mori kjo qeveri në kontekst të rritjes së përgjegjshmërisë dhe transparencës.
"Heqja e reklamave qeveritare, vendosja e shërbimit demokratik të komunikimit, konferencave të rregullta javore për shtyp të qeverisë, pjesëmarrja e rregullt debateve në publik dhe në media, debate të hapura për të gjitha proceset dhe politikat, publikimin e agjendave dhe procesverbalet e mbledhjeve të qeverisë, publikimin dhe përditësimin e njëzet e një (21) të dokumenteve me interes publik nga ana e ministrive dhe institucioneve të tjera, publikimin e marrëveshjeve të lidhura nëpërmjet furnizimeve publike në sistemin elektronik për furnizime publike, publikimin e informacioneve rreth shpenzimeve zyrtare të ministrave, zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetërorë, publikimin e buxhetit qytetar, deklasifikimin e informacioneve, rritjen e afatit për komente mbi ENER-in nga 10 në 20 ditë, shërbime falas nga Agjencia Qendrore e Regjistrimit të pasurive të patundshme për Gazetari Hulumtuese ... "janë vetëm një pjesë e disa nga aktiviteteve të ndërmarra.
Në periudhën e ardhshme, siç informoi ministri Mançevski, po punohet rreth hapjes së të dhënave që dalin nga puna e institucioneve të sektorit publik. Qeveria filloi aktivitetet për promovimin e politikave për publikimin e të dhënave të hapura nga institucionet shtetërore në mënyrë që të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve. Aktualisht po përgatitet Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Dhënat e Hapura. Gjithashtu, në kuadër të aktiviteteve për të dhëna të hapura po sigurohet proces për publikimin e të dhënave të hapura nga institucionet shtetërore nëpërmjet përpunimit dhe lëshimit të portalit të ri të të dhënave të hapura, tani më në gusht të këtij viti.
Gjithashtu, po punohet edhe rreth ndryshimeve në Ligjin për Qasje të Lirë deri tek Informatat me karakter publik.
"Qasja e kësaj qeverie është e kundërt nga ajo që deri më tani ka qenë e praktikuar. Në vend që të vendosim se cili informacione duhet të jenë të hapura, ne po mendojmë vetëm se cilat informacioni nuk duhet të jenë të hapura.
Me këtë praktikë të hapjes, transparencës, llogaridhënies dhe proceseve gjithëpërfshirëse ne do të vazhdojmë në të ardhmen. Në këtë proces, e kemi të domosdoshëm partneritetin me organizatat qytatare, bizneset dhe komunitetin akademik. Ata janë të përfshirë në të gjitha aktivitetet e Qeverisë dhe në krijimin e të gjitha politikave dhe zgjidhjeve ligjore. Qasja që ofrojnë ato dhe pikëpamja e ndryshme e punëve është thelbësore për përmirësimin e parimeve demokratike në vend ", përfundoi ministri Mançevski.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë