Mançevski: Konkluzionet e Samitit Digjital janë pjesë e agjendës së Bashkimit Evropian

17 maj 2018, Shkup

Konkluzionet nga Samiti i pare digjital, i cili u mbajt vetëm para një muaji në Shkup, tani më është pjesë e agjendës së Bashkimit Evropian, në kontekstin e mbështetjes së përparimit  për transformim digjital në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han, nga samiti i BE-së, informoi se iniciativat për agjendën digjitale dhe lidhjen e rajonit më gjerë do të financohen me më shumë se 200 miljon euro. Në fokusin e këtyre masave është ulja e shpenzimeve të roamingut, përmirësimi internetit brezgjerë, zhvillimin e e-Qeverisë si dhe digjitalizimin e industrisë.

Ky është vërtetim i fuqishëm se aktivitetet e ndërmarra në periudhën e kaluar nga Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, gjejnë mbështetje nga BE-ja.

Vetëm me bashkëpunim rajonal në të cilin u angazhuam në Samitin Digjital, do të arrijmë transformim dhe lidhje me rajonin dhe kjo është mënyra e vetme për integrimin në BE.

Me rastin e 17-të Majit, Ditës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë Informatike, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë edhe një herë u angazhua për realizimin e të gjitha aktiviteteve  të paraqitura në sferën e shoqërisë informatike.

Në periudhën e ardhshme do t’i shpallim strategjitë nacionale të internetit brezgjerë si dhe të sigurinë kibernetike, ndërsa deri në fund të vitit do ta publikojmë edhe strategjinë afatgjate të teknologjive nformatiko-komunikative (TIK). Në gusht, MSHIA do t’i vendosë në përdorim: portalin nacional për e-shërbime dhe portalin e ri për të dhënat e hapura. Ajo çka është me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët është se më në fund shërbimet do t’i shpiejmë deri tek shtëpitë e tyre. Dokumentet e kërkuara më tepër, qytetarët do të munden t’i marrin në mënyrë elektronike, lehtë, thjeshtë dhe lirë.

Nëpërmjet digjitalizimit dhe profesionalizimit të administrates së digjitalizuar, përfundimisht qytetarët do të kenë institucione të cilat janë shërbim i tyre dhe iu përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tyre.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë