Zhvillimi në kornizë të kompetencave profesionale

15 maj 2018, Shkup

Në kuadër të projektit “Përkrahja e reformave në administratën publike dhe përforcimin e kapaciteteve MSHIA”, MSHIA filloi proces të zhvillimit dhe në Kornizën e kompetencave profesionale. Krahas Kornizës për kompetenca të përgjithshme e cila është e lidhur drejtpërsëdrejti me katëgorinë së cilës i takon vendi i punës, korniza e kompetencave profesionale ka për qëllim definimin dhe përforcimin e profesioneve në administrate, si dhe vendosjen e kritereve minimale për profesiona të caktuara në administratë, me theks të veçant në profesionet të cilat kanë shpërndarje horizontale, përkatësisht janë të sistematizuara në pjesën më të madhe në organet e administrates shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale.

Vendosja e listës së profesioneve si burim institucionalo-organizues, me kornizë përkatëse të kompetencave profesionale për secilën nga profesionet do t’i përforcojë kapacitetet e administratës dhe do ta bëjë me efikase dhe më efektive në sigurimin e kompetencave bazë të saj, përkatësisht të jetë shërbim i duhur i qytetarëve dhe komunitetit afarist në shoqëri.

Aktualisht punohet për zhvillimin e kompetencave profesionale të nëpunësve shtetërorë për profesionet në vijim: punë financiarë, verpimtari normative-ligjore, marrëdhëniet me publikun, udhëheqje me burimet njerëzore dhe teknologjisë informatiko-komunikative.

Në kontekst të zhvillimit të komptencave profesionale të profesioneve të theksuara më lart, MSHIA organizoi takim pune ndër-institucional me focus grupet, të përbëre nga punonjës të veprimtarive të lartë përmenduara të institucioneve shtetërore shoqëritë joqeveritare dhe odat.

Në periudhën vijuese do të punohet rreth aktiviteteve lidhur me zhvillimin në kuadër të kompetencave profesionale për pesë profesionet e zgjedhura, si dhe përgatitjen e Udhëzuesit për intervistë të strukturuar, bazuar në kompetencat për profesionet e ndryshme në kuadër të administratës në Maqedoni.

Qëllimi është që të sigurohet një sistem matës dhe i standardizuar për udhëheqjen me burimet njerëzore në nivel të tërë organizimit nëpërmjet vendosjes së kuadrit për rekrutimin, seleksionim, zhvillim të kuadrove, proces të vleërsimit dhe zhvillim të karrierës.  Zhvillimi në kornizë të kompetencave profesionale

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë