Mançevski: Nevojitet koordinim rajonal për transformimin digjital

15 maj 2018, Shkup

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, sot mbajti fjalim në Konferencën e gjashtë rregullatore ndërkombëtare, e cila po mbahet në Ohër nën organizim të Agjencionit për komunikime elektronike.

Ministri Mançevski iu referua aktiviteteve të cilat aktualisht i ndërmerr MSHIA në fushën e teknologjive informatiko-komunikative.

“Maqedonia shumë shpejtë do ta miratojë Strategjinë për internetin brez-gjerë, si dhe Strategjinë nacionale për sigurinë kibernetike. Në tetor do ta prezantojmë strategjinë e re afatgjate të TIK-ës. Në bashkëpunim me AKE-në, i selektuam zonat e bardha, ku do të ketë investime shtesë. Për realizimin e këtyre aktiviteteve kemi një përkrahje të fuqishme nga ana e BE-së, si partner i yni për transformimin digjital. Qytetarët shumë shpejt t’i ndiejnë përfitimet nga ky partneritet. Siç përfunduam edhe në Samitin e parë digjital të vendeve të Ballkanit perendimor, BE-ja do t’i ulë çmimet e roaming-ut për vendet e rajonit. Të gjitha gjashtë ekeonomitë shtesë, arritën pajtueshmërinë në masën “roaming si në shtëpi”, për qytetarët e tyre të cilët udhëtojnë jashtë rajonit. Për këtë kemi përkrahje nga eurokomisarja Maria Gabriel”, informoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri Mançevski, me rëndësi të veçantë është që agjencionet rregullatore janë të vetëdijshme se tani është koha e duhur për bashkëpunim rajonal dhe aksion të koordinuar për digjitalizim.

“Qëllimi është që t’ju sigurojmë qytetarëve shërbime efikase, të shpejta dhe të lira. Sot është më e lëhtë t’i sjellim shërbimet tek qytetarët dhe jo qytetarët deri tek shërbimet. Këtë mundemi ta bëjmë me ndihmen e teknologjisë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, veçanërisht për faktin se këtë vit do ta vëmë në funksion Portalin nacional për e-shërbime, portalin për të dhëna të hapura, dhe do ta praqesim edhe projektin për identitet elektronik të qytetarëve”, theskoi ministri.

Siç përfundoi ministri Mançevski, për digjitalizimin e plotë të Maqedonisë duhet përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në shtet, por edhe bashkëpunim i ngushtë me vendet e rajonit.

Mançevski: Nevojitet koordinim rajonal për transformimin digjital

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë