Plani nacional për udhëheqjen me cilësi në sekotrin publik është i disponueshëm për komente

15 maj 2018, Shkup

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë përgatiti Planin nacional për udhëheqje me cilësi në sektorin publik në RM-së, për periudhën e 2018-2020-ës. Korniza nacionale për udhëheqje me cilësi në sektorin publik është e paraparë si aktivitet në Planin aksional të Strategjisë për reforma në administratën publike.

Përgatitja e këtij dokumenti ishte i përkrahur nga ana e Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA), nëpërmjet angazhimit të ekspertit ndërkombëtarë i cili u përfshi në bashkëpunim. Si bazë për përgatitjen e aktiviteteve nga plani janë marrë dy analiza. E para është analiza rajonale e ReSPA-së, për udhëheqjen me cilësi të vendeve të Ballkanit perendimor. E dyta është analiza nacionale të cilën e realizoi MSHIA gjatë vitit 2017-të, e cila përfshiu dy hulumtime për shfrytëzimin e modelit të Kornizës së përbashkët për vlerësim (CAF) në institucionetet e RM-së. Sipas analizave të realizuara u morën informatat për përvojat dhe kërkesat në zbatimin e intrusmenteve për udhëheqje me cilësinë në institucionet e RM-së.

Skica e parë e Planit nacional për udhëheqje me cilësinë në sektorin publik të RM-së, për periudhën e viteve 2018-2020, ishte i prezentuar në konferencën nacionale për udhëheqje me cilësi e cila u mbajt me 18 dhjetor të vitit 2017-të. Dokumenti në draft-versionin gjithashti ishte i prezentuar dhe i diskutuar gjatë tremujorit të pare të vitit 2018-të, në disa takime pune të personave të cilët punojnë në sferën e udhëheqjes me cilësi në institucionet e RM-së.

Implementimi i Planit nacional për udhëheqje me cilësinë në sektorin publik të RM-së, periudhën e viteve 2018-2020, do të kryejë ndikim të madh pozitiv ndaj sistemit gjithëpërfshirës të administratës publike dhe do të kontribojnë drejt arritjes në shërbimin e administratës profesionale, moderne, efikase, duke u ofruar shërbime më të mira qytetarëve.

MSHIA i fton të gjithë palët e interesuara, institucionet, organizatat joqeveritare dhe qytetarët e interesuar të dërgojnë propozimet e tyre, rekomandimet dhe komentet e skicës së Planit nacional për udhëheqje me cilësi në sektorin publik të RM-së për periudhën 2018-2020. Komentet dhe propozimet tuaja mund t’i dorëzoni më së voni deri më 25 maj 2018-të në e-mail-in në vijim: marija.nikoloska@mioa.gov.mk

 

Skica e Planit nacional për udhëheqje me cilësi në sektorin publik të RM-së

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë