Mançevski: Për ndryshimin e sistemit është e nevojshme vullneti i fortë dhe mbështetja e ndërsjelltë për krijimin e një administrate efikase dhe cilësore
10 maj 2018, Shkup
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot mbajti fjalim në ceremoninë për promovimin e hulumtimit: “Analiza për personat e emëruar dhe të zgjedhur. Raport nga ndjekja: Sa dhe çfarë sektori publik kemi në Maqedoni”.
“Njëra nga vërejtjet kryesore e BE-së kur punojmë me dokumente të shumta strategjike me ata është se shteti nuk ka analiza themelore, nuk kemi të dhëna të ardhura. Nuk ka rregulla, nuk ka proceduara të shkruara ligjore i cili është kompetent për të formuar ndonjë institucion”, tha ministri Mançevski, duke theksuar se për ndryshimin e sistemit është e nevojshme vullnet shumë i fortë, por edhe mbështetja reciproke me qëllim që të krijohet një administratë efikase dhe cilësore.
“Qartë e shoh administratën si një anije të madhë lundruese, gjigande cila lundron si kroçiere në një drejtim, në një det të trazuar për një kohë të gjatë. Ne, sot tentuam që ta kthejmë atë anije lundruese. Ajo shkon rëndë dhe ngadalë por duhet edhe shumë fuqi dhe vullnet. Duhet edhe mbështetje nga të gjithë ne të cilët ndodhemi në anije. Është lehtë të kthehet anija e cila është e zbrazët por çka na duhet një anije e tillë! Me fjalë tjera, nuk duhet të sfidojmë që njerëzit e aftë të hidhen nga anija, gjegjësisht ta lëshojnë administratën”, theksoi ministri Mançevski.
Siç theksoi ai, që të adresohen problemet dhe gjetjet në këtë analizë, është e nevojshme që të bëhen analiza shtesë për rregulloren ligjore. Të gjitha numrat për njerëzit dhe paratë, për personat dhe trupat udhëheqës në institucione të ndryshme, janë të rregulluara ligjërisht në një numër të madh të ligjeve. Ligje nga të gjitha fushat e ndryshme. Vetëm sa për ilustrim, tre amendamentet e Ligjit për nëpunësa administrativ (LNA), të cilat janë sjellur në janar të këtij viti, kanë shkaktuar ndryshime në 126-të ligje të ndryshme.
Ministri Mançevski shtoi se paralelisht me këtë hulumtim dhe analizë, MSHIA është duke punuar edhe në analizën funksionale të sektorit publik. Hapi i parë është analiza horizontale - funksionale ku propozim versioni është më i përfunduar. Ajo do të tregojë se cilat institucione dhe ku duhet të përputhen me kompetencat e tyre. Ajo gjithashtu do të tregojë se cilat institucione mund të bashkohen ose ndoshta edhe të formohen institucione të reja. Në këtë ceremoni mbajtën fjalim edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, z./Charles Gareth (Çarls Garet) si dhe sekretari shtetëror i MSHIA-s, z.Jahi Jahiu.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe administratë