Ftesë për konferencë “Partnerit i hapur qeveritar – dialog për organizatat qytetare të Planit aksional nacional 2018-2020”

26 prill 2018, Shkup

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë organizon konferencë me temë: “Partnerit i hapur qeveritar – dialog për organizatat civile të Planit nacional askional 2018-2020”.

Konferenca do të mbahet me datë 08-09 maj 2018 në Klubin e Organeve të administratës shtetërore (Shërbimi për detyra të përgjithshme dhe të përbashkëta).

Qëllimi i konferencës është të promovojë iniciativën e Partneritet të hapur qeveritar ndërmjet organizatave qytetare, ta informojë hollësisisht për procesin e realizuar. Të krijojë hapësirë për diskutim për përvojat dhe sfidat në realizimin e planit të tretë aksional dhe t’u mundësojë organizatave qytetare të japin kahje dhe rekomandime për përgatitjen e planit të ardhshëm aksional për periudhën e viteve 2018-2020. Në konferencë do të prezentohet përvoja për zbatimin e PHQ-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet-iniciator në këtë iniciativë globale.

Konferenca është e përkrahur nga “Qendra e resurseve nacionale për organizatat qytetare”, i financuar nga Bashkimi Evropian, të cilin e zbaton Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar.

Pjesëmarrësit e interesuar duhet të jenë përfaqësues të organizatave qytetare të cilët punojnë në sferën të cilat janë relevante për PHQ-në. Për pjesëmarrje në konferencë duhet  të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke dërguar fletëparaqitje të plotësuar për pjesëmarrje në info@rcgo.mk, më së voni deri më 4 maj të 2018-ës.

Ftesë

Rendi ditor

Fletëparaqitja për pjesëmarrje

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë