Tribunë publike për Regjistrin e popullsisë dhe shërbimet elektronike

20 prill 2018, Shkup

Në kuadër të projektit për vendosjen e regjistrit qendror të popullsisë dhe për futjen e shërbimeve elektronike, ishin të përgatitura Ligji për regjistër qëndror të popullsisë dhe Ligji për udhëheqje dhe shërbime elektronike.

Për arsye të rëndësisë së veçantë të regjistrit qendror të popullsisë dhe digjitalizimit të shërbimeve të administrates publike, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë organizon tribunë publike. Tribuna publika do të mbahet më 20.04. 2018-të (e premte), në ora 11:00, në sallën e kinemasë në Klubin e deputetëve.

Tribunës publike do t’i drejtohen Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, Eksperti juridik ndërkombëtar në sferën e TI-së, Georgi Dimitrov, drejotri ekzekutiv ORG-së së Qendrës Informative Biljana Bejkova dhe drejtori ekzekutiv i “Eurothink-ut” Lupço Ptekovski.

Në tribunën publike do të prezentohen edhe prioritet kyçe dhe masat e Qeverisë për reforma cilësore për mënyrën e sigurimit të shërbimeve administrative. Njëkohësisht fjalime do të mbajë ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ekepreti ndërkombëtar i cili mundësoi ndihmë profesionale gjatë përgatitjes se vendimeve ligjore dhe përfaqësuesit e sektoreve joqeveritare, sektorë të cilët janë aktiv në këtë lëmi.

Tribuna publike është e hapur për të gjithë qytetarët.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë