Investimi në infrastrukturë, në burimet njerëzore dhe në kapacitetet e administratës krijon mjedis kreativ

19 prill 2018, Shkup

Në seancën e fundit të panelit: “Ekonomia dhe shoqëria digjitale”, në kuadër të Samitit digjital të vendeve të Ballkanit perëndimor, u shqyrtuan kushtet praktike për lidhje digjitale në Ballkanin perëndimor, për vendosjen e kornizës përkatëse për lidhjen e tyre digjitale.

Paraqitje të tij kishte edhe ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, i cili iu referua mundësive për transformim digjital, përkatësisht mundësive që ekonomia e të dhënave mund t’i sigurojë në rajon.

Ministri Mançevski vlerësoi se pas mbajtjes së këtij samiti do të jetë më e lehtë të realizohen të gjitha projektet e parapara pasi e kemi mbështetjen rajonale. Të gjitha qeveritë marrin pjesë dhe shfaqin vullnet të fortë politik për agjendën digjitale dha transformimin e rajonit.

“Na jep guxim dhe përkrahja e BE-së. Ajo këtu, në Shkup është definitivisht e vërtetuar”, theksoi Mançevski.

Ai theksoi së është plotësisht e qartë dhe ka logjikë sepse ministria të cilën ai e udhëheqë, i lidh shoqërinë informatike dhe administratën. Ajo është lidhje natyrore sepse administrate me kapacite dhe aftësi nga teknologjia digjitale është themeli i e-shërbimeve për qytetarët dhe për biznesin në ndërtimin e ekonomisë digjitale dhe shoqërisë.

Ministri Mançevski informoi edhe për projektet më të reja për e-mjetet e reja dhe burimet e Qeverisë së Maqedonisë, siç janë regjistri elektronik i popullsisë, mjetet e transparencës elektronike dhe mjeti i të dhënave të hapura elektronike.

Ministri Mançevski theksoi se ky proces është i pakthyeshëm, nuk ka kthim prapa dhe qeverisë i mbetet plotësisht t’i mbështesë financiarisht projektet. Nga ndihma e madhe do të jetë qasja deri te fondet për agjendën digjitale të BE-së, potencoi Mançevski

Në atë drejtim ishte dhe pjesë marrja e Dejvid Ringrouz nga “GD CONNECT” pranë Komisionit Evropian. Ai në fillim iu referua faktit se kryeministrat e rajonit e japin mbështetjen e plotë dhe të parezervuar të zhvillimit të tregut të vetëm digjital evropian, dhe së kjo është një mesazh shumë motivues.

Në drejtim të realizimit të kushteve për ekonominë digjitale ai potencoi se masat praktike siç janë çmimet e vetme të roaming-ut për të gjithë Evropën dhe shërbime e tjera për mbështetjen e bizneseve.

Njëkohësisht ai theksoi që me zhvillimin e kushteve për ekonominë digjitale është e domosdoshme të ketë dhe një treg digjital të sigurtë, na duhet edhe internet i sigurtë, i përgatitur për t’ju përgjigjur sulmeve kibernatike.

Dejvid Ringrouz, si diçka të rëndësishme e potencoi edhe faktin se tema e E-Qeversë do të jetë në majën e agjendës të udhëhequr nga Austria me BE-në, nga korriku deri në fund të këtij viti.

Drejtoresha e Këshillit Birtanik për Bosnjën dhe Hercegovinën, Larisa Haliloviq, foli për një eksperiencë të jashtëzakonshme të cilin Këshilli Britanik në vendin e saj e realizoi në 22 vendet e Ballkanit perendimor, të cilat me këtë iniciativë arritën mundësi të lidhen me aq shumë qytete të Britanisë së Madhe përmes internet platformës. Niveli i zhvillimit digjital të qyteteve britaneze ishte larg qyteteve të Ballkanit perendimor, kjo është një përvojë por dëshira për bashkëpunim të qyteteve ballkanike ishte në të vërtetë mahnitës, informoi Haliloviq. Ajo informoi se deri më 129 qytete duan të jenë pjesë e projektit. Vullneti i tyre ishte shum indikativ. Dëshira për t’u inkuadruar, të jenë në rrjet ishte mahnitës, ndërsa zhgjidhjet më të mira për bashkëpunim erdhën nga personat e rinj”, theksoi Haliloviq.

Mihajlo Jovanoviq, drejtor i Zyrës për teknologji informatike dhe administratës elektronike, në Qeverinë e Republikës së Sërbisë foli për kushtet të cilat i ka krijuar vendi  i tij për mbështetjen e ekonomisë digjitale siç janë projektet për nënshkrime elektronike, administratë elektronike, si dhe portalin për të dhëna të hapura.

Mirlinda Karçanaj nga Agjencioni nacional për shoqëri informatike në Republikën e Shqipërisë, informoi se Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka mundësuar deri më 1325 shërbime për qytetarët nga platforma digjitale, mes të cilave dhe shërbimin për E-Rezidencë për investuesit gjatë qëndrimi të tyre derisa janë në periudhën e fazës së investimeve në vend. Këta masa të qeverisë realizuan kursime për qytetarët prej 250 orë kohë që është harxhuar më parë si dhe 250 mijë euro të cilët më herët qytetarët i kanë paguar për këto shërbime.

Drejtori ekzekutv i VIP Maqedoni, Mislav Galler, foli për përgatitjen që industria të jetë pjesëmarrëse në transformimin digjital. Në atë drejtim ai tshtoi se investimet në infrastrukturë, edhe pse ky është biznesi bazë i telekomit, bëhen  edhe me qëëlim që ajo të jetë në kërkesë me shfrytëzuesit dhe me politikat e qeverive. Jemi të gatshëm për bashkëpunim me qytetarët, me qeveritë, me organizatat që janë të përfshira në agjendën digjitale , theksoi Galler.

Dushan Radosheviq, drejtori i kompanisë SAP për Evropën Juglindore, një nga kompanitë më të mëdha të software-it në rajon, theksoi se beson në përfitimet e digjitalizimit. Pikërisht për këtët kompania e tij ishte njëra nga donatorët për përgatitjen e studimit “Ndikimi i digjitalizimit për përparimin e Ballkanit perendimor”. Ai vendosi theks për kërkesën e sigurisë më të madhë të internetit, si dhe gjeneratën e re të softverëve të lidhura me baza të mëdha të të dhënave. Radosheviq theksoi se transformimi digjital do të sjellë mundësi për punësime të reja, veçanërishtme qëllim të zhvillimit të teknologjisë “blockchain” dhe robotikë.

Me sesionin “Ekonomia dhe shoqëria digjitale” moderoi Vasko Kronevski - drejtor ekzekutiv në “NextSense” në Shkup, i cili tha se me “Samitin digjital të Ballkanit perendimor” të gjitha dyshimet u zhdukën dhe se mbështetja e cila vjen nga qeveritë e rajonit është motivuese për industrinë edhe për transformimin e plotë digjital.

                                              

Me rrespekt,

Ekipi i Samitit digjital për vendet e Ballkanit perëndimor.