Idetë dhe rekomandimet nga “Samitit i parë digjital i Ballkanit perendimor” janë orientime për transformim digjital kreativ të rajonit

19 prill 2018, Shkup 

Pas përfundimit të agjendës dyditore të “Samitit të parë digjital të Ballkanit perëndimor” ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën i përcollën mesazhet dhe konkluzionet të cilat dolën nga Samiti i parë i agjendës digjitalë në rajon.

“Për ne, si nikoqir është krenari dhe kënaqësi që ky event ishte pozitivisht i përshëndetur nga të gjithë pjesëmarrësit dhe nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Jam i sigurtë se kishim sukses të organizojmë një ngjarje, e cila do të shërbejë si shembull i shkëlqyer për organizatorët e ardhshëm të Samitit digjital. Këto dy ditë dëgjuam shumë ide të reja, shkëmbyem përvoja, biseduam dhe bëmë marrëveshje për projekte të përbashkëta. Me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit perendimor, me bizneset, me akademitë, së bashku i definuam qëllimet për transformim digjital të rajonit”, theksoi ministri Mançevski.

 Ai iu referua konkluzioneve konkrete rreth së cilave u lidhën të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë dhe t’i shfrytëzojmë mundësite. Premtuam se do të punojmë në uljen e çmimeve të roaming-ut në rajon dhe me BE-në. U angazhuam që të përmirësojmë qasjen deri te interneti brezgjërë, si dhe do të ndjekim implementimin e WiFi4EU në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të jemi të gatshëm për zgjerim të ardhshëm të së njejtës në 3B. Shprehëm gatishmëri që të punojmë në mënyrë aktive në pranimin e çertifikatave digjitale dhe lehtësimin e shërbimeve të besueshme ndërkufitare. Së bashku do të punojmë në sigurinë kibernetike dhe implementimin e Direktivës për siguri të rrjetit dhe informacionit. U dakorduam për krijimin e politikave për arsimim të TIK-ut dhe çertifikata për të gjitha grupet e popullsisë, si dhe dedikim për përmirësimin e aftësive digjitale. Do të rrisim bashkëpunim rajonal dhe në fushën e startup-it, ndërsa me shkëmbim të përvojave do të krijojmë Parqe teknologjike të cilat iu përshtaten kritereve të vendosura në BE”, informoi ministri Mançevski.

Ministri Dimitrov iu falemnderua të gjithë përkrahësve të idesë që Samiti e parë digjital të organizohet në Shkup.

“Agjenda e Samitit është pjesë e strategjisë së Bashkimit Evropian, kurse samiti do të mbahet në Sofje do ti bashkojë përpjekjet e rajonit për t’u afruar drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Dimitrov.

Konferencës për shtyp i parprinte tryeza e rrumbullakët në të cilën morën pjesë minstrat dhe shefat e delegacioneve nga vendet e Ballkanit perendimor në të cilën u definuan konlkuzionet e paraqitura në konferencë.

Idetë dhe rekomandimet nga “Samitit i parë digjital i Ballkanit perendimor” janë orientime për transformim digjital kreativ të rajonit

Në shtojcë konlkuzionet:
KONLKUZIONE NGA SAMITI DIGJITAL PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR 2018-TË