Mançevski: Shteti punon në mënyrë aktive për rritjen e sigurisë kibernetike

02 prill 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, e hapi punëtorinë për “Korniza dhe strategjia nacionale për siguri kibernatike dhe funkionimi nacional i CERT/CSIRT”.

Ekpertiza në sigurinë kibernetike është e nevojshme në të gjitha sferat e jetës sonë. Rreziqet nga hapësirat kibernatike po bëhen rreziqe reale për jetën dhe pronën e secilit prej nesh.

“Besimi i qytetarëve në funksionimin e shërbimeve varet edhe nga siguria e të dhënave të tyre dhe siguria kibernetike në përgjithësi. Për këtë, ne si shtet duhet të bëjme çdo gjë që është në kompetencat tona për t’u siguruar privatësi qytetarëve dhe sigurinë e të dhënave nga njëra anë dhe nga ana tjetër t’iu sigurojmë siguri nacionale, përkatësisht të mbajmë baraspeshën në mes tyre. Duhet së bashku ta mbrojmë hapësirën informatike, ashtu siç e mbrojmë territorin tonë ajrin, ujin...”, theksoi Mançevski.

.Siç përmendi ministri Mançevski, ekpertiza e një shteti siç është Korea, e cila është lider në sferën e sigurisë kibernetike, është me rëndësi të madhe për Maqedoninë. Ministri Mançevski iu referua aktiviteteve në të cilat MSHIA, në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara dhe institucionet relevante është duke punuar aktualisht.

Mançevski: Shteti punon në mënyrë aktive për rritjen e sigurisë kibernetike

“Formuam grupin punues për përgatitjen e strategjisë për siguri kibernetike. Në muajt e ardhshëm, presim të kemi dokument skicë i cili ka të bëjë me sigurinë kibernetike të të gjithëve qytetarëve dhe insitucioneve publike. Në kuadër të bashkëpunimit të dakorduar në mes MSHIA-as, Ministrisë për Mbrojtje dhe Ministrisë për Punë të Brendshme dhe me mbështjetjen e Bankës Botërore, ishte bërë vlerësimi I pjekurisë së kapaciteteve për sigurinë kibernetike në shtet nga ana e ekspertëve nga Qendra globale për kapacitete në sferën e sigurisë informatike të univerzitetit të Oksfordit.

Në Panairin Digjital i cili do të mbahet më 18-të dhe 19-të prill, do të prezentohet raporti nga vlerësimi, i cili do të mundësojë mirëkuptim objektiv për sferat të cilat duhet të përmirësohen dhe aktivitetet të cilat duhet të merren në këtë drejtim. Gjithashtu, jemi duke punuar për kornizën e re ligjore e cila do të mundësojë siguri më të madhe të rrjeteve të internetit”, informoi ministri Mançevski.

“Sulmet kibernetike paraqesin kërcënim të përbashkët për çdonjërin: konsumatorët, shtetet, bizneset, ekonomitë, artizanët, qytetarët etj. Si dhe më parë, gjatë luftës u bashkuar aleatë për të luftuar armikun, ashtu edhe ne duhet të bashkohemi”, përfundoi Mançevski.

Punëtoria për “Kornizë dhe strategji nacionale për siguri kibernetike dhe funkionimi nacional i CERT/CSIRT” është e organizuar nga MSHIA, Agjencia Koreane për internet dhe siguri kibernetike si dhe Banka Botërore.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë