Mançevski: MSHIA realiozon projekte të TIK-ut për t’i mbajtur të rinjtë në Maqedoni
30 mars 2018, Shkup
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjam Mançevski, u drejtua në ngjarjen me rastin e 7 vjetorit të themelimit të Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike. Në ngjarjen u ndanë edhe diploma për studentët më të mirë, të diplomuarit dhe magjistrantët.
“Të studiosh në Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinjerisë informatike, do të thotë të jeshë pjesë e një sfere dinamike ku vazhdimisht zbulohen punë të reja. Kjo, prej jush si njerëz të rinj, si studentë kërkohet që vazhdimisht të përmirësoheni dhe të jenë në ndjekje të ndodhive të reja. Ajo që jeni sot këtu, si pjesë e studentëve më të mirë tregon se keni pasur sukses në këtë”, theksoi Mançevski.
Siç tha Mançevski, përpjekjet e MSHIA-së dhe Qeverisë janë në drejtim të përmirësimit të tregut të punës në Maqedoni, me qëllim që të rinjtë dhe profesionalistët e suksesshëm nga lëmia e shkencave informatike të qëndrojnë të punojnë në Maqedoni..
“Qëllimi ynë është që Maqedonia të jetë plotësisht e digjitalizuar. Nga një numri i madh i projekteve të cilat i punojmë, ajo që jam i sigurtë është më me interes për ju, është Parku teknolgjik në të cilin punojmë së bashku me Fondin për inovacion. Parku teknologjik do të paraqet vend ku të rinjtë si ju, së bashku me kompanitë të cilat kanë mundësi të investojnë në qendrën për hulumtim dhe zhvillim dhe krijimin e teknologjive të reja. Kjo paraqet masë për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që është njëra prej tre shtyllave të Planit për rritje ekonomike në Maqedoni. Kjo do të çojë në rritje të investimeve të kompanive vendase dhe të huaja”, informoi ministri Mançevski.
“Ju si studentë jeni forca lëvizëse e shoqërisë dhe për këtë duhet të jeni të zëshëm dhe kritik ndaj ndodhive në shoqëri. Vetëm me student të fortë, të informuar dhe aktiv në shoqëri mundemi të ndërtojmë shoqëri të zhvilluar demokratike”, përfundoi në fjalimin e tij ministri Mançevski.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA)