Mançevski: Për herë të parë zvogëlohet numri i të punësuarve në sektorin publik
30 mars 2018, Shkup
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, sot e publikoi Raportin e të punësuarve në sektorin publik për vitin 2017-të. Të dhënat e Raportit janë rezultat i analizës së kryqëzuar të të dhënave nga Ministria e Financave, Agjencioni për punësim, MSHIA dhe Fondi për sigurim shëndetësor.
Sipas këtyre të dhënave në vitin 2017 ka pasur 1.299 institucione dhe 128.722 persona me marrëdhënie pune. Ky numër është për 931 më e vogël nga numri i të punësuarve në vitin 2016. Siç theksoi ministry, arsyeja për këtë është se më në fund po punësohet sipas kërkesave të insitucioneve dhe jo sipas kërkesave të partive në pushtet.
“Në raportin për herë të parë publikohet numri i të punësuarve në Shoqërite aksionare në 100% të pronësisë shtetërore dhe të punësuarve nëpërmjet Agjencionit për punësime të përkohshme. Në Shoqëritë aksionare ka 8.633 të punësuar, kurse nëpërmjet APP-së janë të angazhuar plotësisht 1.624. Ky numër deri në maj të vitit 2017-të ishte konsiderueshëm më i madh – 2.064. Numri i përgjithshëm i të punësuarve, duke përfshirë edhe SHA-në dhe APP-në është 139.009 të punësuar”, informoi ministri Mançevski. Për dallim nga këta numra, Regjistri i të punësuarve, i cili duhet të jetë burimi themelor i këtyre të dhëna, tregon pasqyrë të ndryshme, përkatësisht 1.304 institucione dhe 69.380 vendime aktive. Arsyeja për këtë është përditësimi dhe futja jo e rregullt dhe jo përkatëse e të dhënave në Regjistër.
“Atë që dua të potencoj është se ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në zgjidhjen përfundimtare të këtij problem. Për këtë qëllim, siç e dini, kemi ndryshuar 4 ligje (Ligji për Drejtorinë e të ardhurave publike, Ligji përprocedurë tatimore, Ligji për kontribut të obligueshëm të sigurimit social, dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik). Kjo rezultoi në rritje të konsiderueshme për hyrjen e të dhënave në Regjistër. Vetëm për ilustrim në dhjetor të vitit 2017-të ka pasur 15.533 njësi organizative (sektore, njësi), kurse në mars të vitit 2018-të numri i tyre ishte 37.615”, theksoi ministri Mançevski.
Pas përfundimit të afatit të parashikuar ligjor prej 3 muajve, për hyrjen e të gjitha të dhënave në Regjistër, pas së cilës do të pasojnë sanksione për mospagesën e pagave, më në fund do të kemi Regjistër i cila do t’u përgjigjet detyrave për të cilat në vitin 2014-të janë paguar 2 milion euro, para të qytetarëve.
Raportin e plotë e keni në linkun në vijim:
Raporti vjetor i të dhënave nga Regjistri i të punësuarve në sektorin publik 2017-të
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA)