MSHIA i përgjigjet konferencës për shtyp të Avokatit të Popullit Memeti

29 mars 2018, Shkup

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë pajtohet me udhëzimet e Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, që nevojiten ndryshime në administratën publike.

Strategjia e miratuar për reforma në administratën publike (2018-2022) parashikon masa dhe aktivitete të qarta dhe të definuara për depolitizim të plotë, profesionalizëm dhe digjitalizim në administratën publike. Në këtë mënyrë do të mundësojmë administrate publike e cila është në shërbim të qytetarëve, administratë e cila shpejtë, thjeshtë dhe lirë I përgjigjet nevojave të të gjithë qytetarëve.

Administrate publike në periudhën e fundit ishte e shfrytëzuar sim jet për realizimin e agjednës politike të qeverisë së më hershme. Për ndryshim të gjendjes reale në këtë pjesë, por edhe të perceptimit të qytetarëve janë të nevojshme ndryshimet afatgjate.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në gjysmën e dytë të viti 2018 do të hapë debat të gjërë public për ndryshimet e Ligjit për nëpunësa administrative, këto ndryshime të dakorduara nga të gjitha palët e interesuara do të ndodhë gjatë vitit 2019.

Vetëm në këtë mënyrë me qasje sistematike, me përfshirjen e të gjitha paleve të interesuara dhe vullnetit politik do të sigurohen reforma cilësore dhe thelbësore në administratën publike.

 

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë