Ministri Maçevski pjesë e takimit për koordinim të donatorëve në Bruksel

13 mars 2018, Bruksel

 Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot ishte pjesë e takimit të katërt e koordinimit të donatorëve në Ballkanin Perendimor, e cila po mbahet në Bruksel.

Ministri Mançevski foli për prioritetet në Maqedoni, për integrimin në tregun digjital të Bashkimit Evropian.

Ministri Maçevski pjesë e takimit për koordinim të donatorëve në Bruksel

“MSHIA për momentin është duke punuar në më shumë sfera të ndryshme me qëllim të didjitalizimit të tërësishëm të vendit. Për herë të parë në Maqedoni jemi duke përgatitur plan nacional operativ për internet brezgjërë. Më në fund Maqedonia do të ketë strategji për sigurim kibernatik, në të cilën jemi duke punuar në mënyrë aktive kohëve të fundit. Poashtu, jemi duke punuar në rritjen e numrit të e-shërbimeve të cilat do të jenë pjesë e portalit të parë nacional, me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve”, informoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri Mançevski, për realizimin e këtyre projekteve me rëndësi të veçantë është përkrahja e bashkësive ndërkkombëtare dhe donatorëve.

Министерот Манчевски дел од состанокот за донаторска координација во Брисел

Në takim ministri informoi edhe për Samitin digjital për vendet e Ballkanit Perendimor i cili do të mbahet në Shkup më 18 dhe 19 Prill. Ai i paraqiti katër panel sesionet të cilat janë pjesë e agjendës zyrtare, ku folësit do të jenë ministrat nga rajonet përgjesjëse për agjendën digjitale, si dhe ekspertë në secilën prej fushave.

Samiti digjital ka për qëllim t’i afrojë rajonet drejt Bashkimit Evropian, nga aspekti digjital, me uljen e çmimeve të roaming-ut, shkëmbim të përvojave, hapje të derave për tregun e vetëm digjital, hapjen e mundësive që të rinjtë të rikualifikohen në vendet e BE-së, dhe shumë mundësi tjera të cilat duhen të dalin si konkluzione nga ky samit. Siç theksoi ministri Mançevski, në keëtë mënyrë vendet nga rajoni dp të hynë në BE, para anëtarësimit zyrtarë politik në familjen evropiane.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë