Mançevski: Me zgjidhje inovative të rinjtë do të na vizitojnë në deportimin e familjeve hebrenje maqedonase

12 mars 2018, Manastir

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, mbrëmë në Manastir e hapi Hakaton-Bitallon-in e parë i organizuar me qëllim të shfrytëzimit të zgjidhjeve inovative për të treguar një histori shumë të veçantë për Maqedoninë, dhe veçanërisht për Manastirin.

“Më shumë se 100 pjesëmarrës me ndihmën e mjeteve digjitale do të na e paraqesin jetën e hebrenjëve maqedonas dhe të Manastirit nga shekulli i kaluar. Të rinjët, të cilët janë aktorët kryesorë të kësaj ngjarjeje, do të kenë mundësinë t’a bashkojnë të kaluarën dhe teknologjitë e reja dhe në këtë mënyrë duke kontribuar të mos harrohet cfarë ka ndodhur para 75 viteve, domethënë deportimi i hebrenjve maqedonas”, theksoi ministri Mançevski

Ai e përshëndeti idenë, duke vënë në dukje që përdorimi i teknologjive të reja në jetën e përditshme e bëjnë jetën më të thjeshtë dhe më cilësorë.

Mançevski: Me zgjidhje inovative të rinjtë do të na vizitojnë në deportimin e familjeve hebrenje maqedonase

"Lidhja e prodhimit, shkencës dhe arsimit sot ëshët një kusht i domosdoshëm për rritjen e konkurrencës. Shteti duhet të jetë lidhja, ura në mes kompanive dhe komunitetit akademike. Me këtë qëllim, së bashku me Qeverinë do të relaizojmë projketin për garanci rinore, e cila do t'i mundësojë rinisë pas përfundimit të arsimimit të fitojnë njohuri praktike", tha ministri, duki iu referuar projekteve siç janë garancioni rinor dhe parqe teknologjike.

Ambasadori izraelit në Maqedoni, Dan Orian, si iniciatorë kryesorë për organizimin e Bitallon-it, i përshëndeti përfaqësuesit dhe iu bashkangjit në punën e tyre.

Манчевски: Со иновативни решенија младите ќе не потсетат на депортацијата на македонските еврејски семејства

Pas përfundimit të pjesës praktike të Bitallon-it, idetë innovative më të mira do të shpërblehen në eventin final në Shkup ku zëvendësministri për shoqëri informatike dhe administrate, Aleksandar Bajdevski, hde ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, do të mirëpresin zgjidhjet më të mira.

Hakatoni është pjesë e programit të shënimit të 75 vjetorit nga deportimi i hebrenjve maqedonas. Organizuesi i aktiviteteve komemoruese në Manastir është komuna e Manastirit në bashkëpunim me bashkësinë “Arham”, bartësit të projektit për revitalzimin e të kaluarës hebraike në Manastir dhe rregullimi i Parkut memorial ë të gjallëve të varrezave hebraike në Manastir..

Манчевски: Со иновативни решенија младите ќе не потсетат на депортацијата на македонските еврејски семејства

 

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë