Mançevski pjesë e konferencës për qytete të mençura

09 mars 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, dhe ambasadorja e Zvicrrës, Shkëlqesia e saj Sibil Zuter Tehada, e hapën konferencën e pare nacionale “Qytete të mençura”. 

Siç theksoi ministri Mançevski, analizat tregojnë se, deri më vitin 2050, 80% nga popullsia e botës do të jetojë nëpër qytete, që do të nënkuptonte se modernizimi i jetës së përditshme duhet të fillojë me digjitalizimin e qyteteve dhe transformimin e tyre në qytete të mençura, dhe gjithë kjo me qëllim të lehtësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.

Sipas ministrit Mançevski, ndërtimi i qyteit të mençur kërkon mirëkuptim politik të teknologjisë, kuptim të proceseve, dëshirë për sigurimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe më të lira për qytetarët. Kryetarët duhet të kuptojnë se teknologjia vet nuk mund t’a bëj qytetin të mençur.

Mançevski pjesë e konferencës për qytete të mençura

“Sot duhet të paralajmërojmë se tani është koha kur duhet të kuptojmë si t’i përdorim teknologjitë e reja për qëllime më të mira. Nuk mundemi dhe nuk duhet të vazhdojmë të njejtën mënyrë veprimi dhe zhvillimi të qyteteve. Blerja e betonit për profit, pa e marrë parasysh efektin e ndotjes së ujti, ajrit, dhe ndikimin në ndryshimeve klimatike nuk mund të vazhdojë.  Punët duhet t’i bëjmë në mënyrë tjetër, teknologjinë t’a përdorim në drejtimin e duhur. Duhet të punojmë, dhe të bëjmë qytetet të cilat janë të pastra, qytetet në të cilat bëhet reciklimi i mbeturinave, qytetet me parqe dhe hapësira të gjelbërta, qytetet në të cilat lehtë dhe thjeshtë mund të marrësh të gjitha shërbimet të nevojshme për një jetë më  cilësore. Vetëm me investime të vazhdueshme në lidhshmëri më të mëdha dhe përmirësim në aftësi teknologjike mun të arrijmë këtë. Këtu është e nevojshme bashkëpunimi i qeverisë lokale me atë qendrore, si dhe me organizatat afariste dhe qytetare. Ne si Qeveri, këtu jemi që të përkrahim të gjitha zgjidhjet inovative për zhvillim të qyteteve të mençura në Maqedoni”, th ministri Mançevski.

“Teknologjitë e reja në të cilën bazohet koncepti i qytetit të mençur, zakonisht punojnë me frekuenca të larta. Frekuencat e larta ende janë të parregulluara në nivel global. Për çdo ditë paraqiten teknologji dhe produkte të reja të cilat punojnë në frekuenca të ndryshme. Kurse frekuencat janë burim i limituar natyror. Duhet me kujdes të planifikojmë se si do t’i përdorim ato. Dhe nuk duhet të ngutemi, sepse çdo gabim vetëm pas disa viteve mund të na shkaktoj investime shtesë në rendin e dhjetëra miliona eurosh”, theksoi ministri duke iu referua edhe aspekteve pozitive dhe negative që kërkon të jesh i kujdesshëm gjatë vendimmarrjeve.

Манчевски дел од конференцијата за паметни градови

Megjithatë, siç informoi ministri Mançevski, përparësit të cilat i sjellin qytetet e mençura janë me vlerë të pakrahasueshme.

Ngjarja ishte e organizuar nga Qendra për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor, "Eko-vetëdije", në kuadër të projektit "Smart Ohrid," e mbështetur nga ambasada Zvicerane në Shkup.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë