Fjalimi i ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në ngjarjen “Gratë në digjitalizim”
08 mars 2018, Shkup
Do të bëhem i sinqertë dhe do të them se gëzohem dhe krenohem që Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi, më në fund edhe në Maqedoni filloi të festohet nëpërmjet luftës për barazi politike, ekonomike dhe shoqërore në mes femrave dhe meshkujve. Posaqërisht në sferën e shoqërisë informatike.
Ne si individë, si persona të zgjedhur nga qytetarët, duhet të bëjmë që çdo ditë të veprojmë kundër stereotipeve gjinore dhe të mundohemi të sigurojmë të gjitha kushtet e nevojshme për mundësi të barabarta për qytetarët.
Si social-demokratë ne kemi fituar 40% të të përfaqësimit të grave në Kuvend. Në program premtuam që deri më 2020 do të vendosim barazi, së paku 50% përfaqësim të grave në politikë. Unë përkrah përfaqësimin më të mire të grave në pozita më të larta. Këtë e vërteton kabineti im, ku 6 këshilltare janë gra. Jo përshkak që janë gra, por sepse janë inzhinjere,ekonomiste, jurist, gjuhësore cilësore dhe janë më të mirat në atë cfarë bejnë.
Poashtu, sot në rrjetet sociale lajmërova që më nuk do të pranoj të jem pjesë në asnjë konferencë, debat apo panel diskutimi ku nuk do të ketë së paku një grua përfaqësuese. Me këtë i bashkangjitem iniciativës së eurokomisares për ekonomi dhe shoqëri digjitale, Marija Gabriel.
Në ditët e sotme, fakt është që digjitalizimi i fshin dallimet gjinore. Në internet meshkujt mund të jenë femra dhe femra të jenë meshkuj. Gjëja e vetme që njeh janë aftësitë, shkathtësitë dhe njohuritë. Me aktivitet tona të përditshme ne duhet të vërtetojmë këtë.
Digjitalizimi si njëra prej karakteristikave kryesore të kohës sonë është e rëndësishme nga dy aspektet. Se pari, krijon mundësi të reja dhe të mëdhaja të cilat sjellin ndryshime të shpejta progresive dhe zhvillim ekonomik. Së dyti, krijon mundësi të reja për të gjithë, pavarësisht dallimeve gjinore. Digjitalizimi solli ndryshime pothuajse në të gjitha sferat shoqërore, kurse zhvillimi i shpejtë perpara nesh vendosi qëllime të reja dhe sfida.
Maqedonia sigurisht nuk është jashtë këtyre proceseve. Përkundrazi, procesi i digjitalizimit çdo ditë e ndryshon shoqërinë tone dhe sjell zhvillim të ri. Mbi 70% të qytetarëve kanë telefona të mençur. 58,6% prej tyre përdorin internet përmes teleonave të tyre.
Unë me profesion jam elektro inzhinjer, me punë të përkohshme në politikë. Disa nga kolegët e mi politikan e llogarisin internetin si armë, si të keqe që i lejon kirminelët dhe grupet ekstremiste më lehtë të organizohen. Unë nuk jam dakord. Nëse e shikojmë kështu, atëherë edhe libra mund të shërbejë si armë. Dhe aeroplani mund të përdoret si armë. Nuk është problemi te interneti apo mjetet tjera. Problemi është te njerëzit. Ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqinj. Gjithçka mund të jetë armë në duart e njerëzve të këqinj. Interneti është një mjet i mrekullueshëm i cili na mundëson shumë gjëra. Në mes të tjerave, siç thashë edhe më herët, barazi të plotë në mes grave dhe burrave.
Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë me dedikim të madh do të punojnë në krijimin e të gjitha kushteve për zhvillim të mëtutjeshëm, në funksionin e sektorit afarist dhe për qytetarët.
Filluam me përgatitjen e Planit operativ nacional për internet brezgjërë i cili duhet të mundësojë zhvillimin e rrjeteve elektronike komunikative të shpejtë dhe super të shpejtë. Qëllimi është të përdoren të gjitha kapacitet e lira në institucionet shtetërore për nevojat e sektoreve afariste dhe të qytetarëve. Përveç kësaj, punojmë në harmonizimin e objektivës brodbend me Agjendën digjitale të Bashkimit Evropian dhe Strategjinë e re si tregu i vetëm digjital.
I hartojmë rrjetet komunikative shtetërore dhe rrjetet komunikative komerciale ekzisutese dhe të ardhshme për të krijuar kushte të reja për digjitalizim të plotë të shoqërisë.
Për të pasur sukses në këtë proces është i nevojshëm bashkëpunimi në mes sektorit privat dhe publik. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që shoh një iniciativë pozitive dhe vullnet nga kompanitë private, siç është kjo sot, që të kontribuohet në digjitalizimin më të shpejtë dhe zhvillimin e ardhshëm në të gjitha segmentet.
Digjitalizimi është process i cili sjell zhvillim të ri, por në të njejtën kohë është edhe proces i cili i bashkon njohuritë, cilësitë dhe aftësitë e të gjithëve, pavarësisht gjinisë. Digjitalizimi mundëson shërbime më të shpejta, më efikase dhe më të lira për qytetarët. Për këtë arsye secili individ dhe secili entitet publik apo privat është i rëndësishëm në këtë proces. Përmes iniciativës së përbashkët do të krijojmë kushte për një shoqëri digjitale të re, moderne dhe të barabartë në Maqedoni si pjesë e “fshtatit” të madh global.
Gjithësesi, të mos harrojmë se jo shumë më parë gjendja ishte shumë më e keqe. Me këtë rast, dua t’a citoj Roza Luksemburg e cila ka thënë: ata të cilët nuk lëvizin, nuk mund t’i shohin prangat e tyre. Askush nuk do t’ju jap asgjë nëse ju nuk kërkoni dhe nuk luftoni.
Në këtë sallë ka shumë gra ambicioze dhe gra luftëtare dhe e di që sëbashku do të arrijmë shumë suksese.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë