MSHIA dhe AOGJSH fillojnë përgatitjen e marrëveshjeve kolektive
06 mars 2018, Shkup
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, mori pjesë në seancën e Sindikatës së AOGJSH-it, ku i prezantoi aktivitetet e MSHIA-s në reformat e administrates publike
Ministri Mançevski në bashkëpunim me AOGJSH-in, njoftoi krijimin e grupit punues për përgatitjen e marrëveshjeve kolektive për të punësuarit në organet e administrates shtetërore.
“Ky është një hap përpara në mbrojtjen e të drejtave të këtyre punonjësve. Me marrëveshjet kolektive të drejtat dhe detyrat të cilat dalin nga marrëdhënia e punës do të rregullohen në mënyre më të detajuar dhe më të qartë. Qëllimi është që punëtorët drejpërsedrejt të përfshihen në në procesin punues me qëllim të rritet vetëdijshmëria për të drejtat e tyre, por edhe produktiviteti. Kjo do të thotë se të punësuarit do të kenë informacione të të plota dhe të qarta për të gjitha proceset të cilat dalin nga angazhimi I tyre në punë, rregullat për pushim, ditet e lira, detyrat e punëshënësit të sigurojë trajnim profesional dhe trajnime të adekuate dhe kështu me rradhë...”, theksoi ministri Mançevski.и.
Në seance u hap edhe çështja e marrëveshjes së shkallës së karrierës. Në aktivitet në vazhdim në drejtim të shkallës së karrierës të dërgohen të gjithë nëpunësave administrative të cilat i plotësojnë kushtet për këtë, dhe procedurat gjyqësore veç më të nisura të kryhen me zgjidhje gjyqësore ose marrëveshje. Në këtë mënyrë punojnësit do të marrin shtesën financiare, të cilën në mënyre të jashtëligjshme iu është pamundësuar dhe do të ndërpritet demtimi i mëtutjeshëm i buxhetit të RM-së.
Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-s, Peco Grujovski, dhe anëtarët e tjerë prezent në séance i mirëpritën angazhimet e MSHIA-s dhe sinqeritetin e ministrit MAnçevski për bashkëpunim dhe përfshirje të AOGJSH-së gjate marrjes së vendimeve të cilat iu interesojnë të punësuarve në administratën shtetërore.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë
06 mars 2018, Shkup