MSHIA reagon ndaj marrëveshjeve të pretenduara blanko për shkallë të karrierës
22 shkurt 2018, Shkup
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë i bashkangjitet reagimit të Sindikatës së AOGJSH-it, në lidhje me marrëveshjet për shkallë të karrierës
Siç informuan nga Sindikata e AOGJSH-it, bëhet fjalë për marrëveshje të pretenduara blanko, të cilat në disa institucione u ndahet të punësuarve, pa informacione shtesë për shkallën e karrierës që vijon.
MSHIA e përkrahë apelin e Sindikatës së AOGJSH -it për të punësuarit që të mos i nënshkruajnë marrëveshjet e pretenduara blanko derisa të marrin të gjithë informacionet e nevojshme.
MSHIA do ta shqyrtojë rastin dhe do të reagojë përkatësisht tek institucionet kompetente.
Me informacionin e cila ishte e miratuar në seancën e 53-të, institucionet me procedura jashtligjore janë të detyruar të zgjidhin mjetet e jashtëligjshme të papaguara për shtesë të karrierës nga qeveria e mëparshme. Kjo ka për qëllim të tregoj se nuk ka nevojë për shpenzime ligjore shtesë në barrë të shtetit dhe në dëm të qytetarëve.
Në këtë mënyrë të punësuarit do të marrin shtesë finansiare, e cila në mënyrë të paligjshme ishte i parandalur për ata, dhe do të parandalojë dëmtimin e Buxhetit të RM-së.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë