Mbledhja e parë e Sekrtetariatit për reforma në administratën publike
19 shkurt 2018, Shkup
Sekretariati për reforma në administratën publike sot e mbajti takimin e parë të punës. Udhëheqësi i Sekretariatit, zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, e hapi takimin e parë dhe iu referua rëndësisë së Sekretariatit për realizimin e masave të parashikuara në Strategjinë për reforma në administratën publike.
Siç theksoi Bajdevski, bëhet fjalë për punë e cila kërkon dedikim, dhe rezultatet do të jenë me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët në periudhë afatgjate.
“Përfaqësuesit e insittucioneve të cilat janë pjesë e Sekretariatit kanë rol të veçantë në menaxhimin e reformave, masave dhe aktiviteteve të parashikuara në Strategjinë për reforma në administratën publike. Nëhet fjalë për proces të vazhdueshëm, si njëra prej kushteve për hyrjen në NATO dhe Bashkimin Evropian", theksoi Bajdevski
Zëvendësministri Bajdevski, iu referua edhe procesit për punimin e SRAP-it, ku në katër grupet punuese ishin të përfshirë të gjitha palet e interesuara.
Në takim ishin të shqyrtuara skicat e SRAP-it dhe planit Aksional. Të pranishmit biseduan për aktivitete e parashikurar, detyrat konkrete për realizimin e qëllimeve dhe monitoringun e relizimit të tyre.
Në Sekretariat, nga MSHIA bëjnë pjesë edhe sekretari shtetëror Jahi Jahiu, dhe Biljana Nikolovska Zhagar, këshilltare kabineti në administratën publike.
Sekretariati do të jetë komunkim të vazhdueshëm me Këshillin për zbatimin e SRAP-it, me të cilën udhëheqë Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, dhe ka për qëllim të sigurojë mbështetje teknike dhe profesionale..
Në periudhën e ardhshme, SRAP pritet të fitohet në sesionin e Qeverisë, me të cilën do të nisë zbatimi aktiv i masave të parashikuara në gjithë katër fushat.
Më herët, në diskutimin publik për SRAP dhe Planit Aksional ishte i njoftuar edhe publiku më i gjërë.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë