Formohet Këshilli Nacional për Informatikë dhe Teknologji Kompjuterike i cili do të përgatisë dhe implementojë Strategjinë e ITK-së

09 shkurt 2018, Shkup

Me mbledhjen e parë të sotme, filloi puna e Këshillit Nacional për Informatikë dhe Teknologji Kompjuterike (ITK). Me të do të kryesojë Vlladimir Cvetkoviq, këshilltarë i kryetarit të Qeverisë për ITK, kurse zëvendëskryetarë është ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski. 

Përveç tyre, anëtarë të këtij këshilli janë, Oliver Spasovski, ministri  Punëve të Brendshme, Lupço Nikollovski, ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujrave, Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë, Dragan Tevdovski, ministri i Financave, Billen Saliji, ministri i Drejtësisë, Renata Deskoska-Treneska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Petre Shillegov, kryetar i Bashkësisë të njësive të Vetëqeverisjes Lokale, dhe Sasho Dimitrijoski, drejtor I Agjencisë për komunikime elektronike.

Formohet Këshilli Nacional për Informatikë dhe Teknologji Kompjuterike i cili do të përgatisë dhe implementojë Strategjinë e ITK-së

Detyra e parë që ministrat dhe anëtarët të tjerë të Këshillit Nacional të ITK-së e vendosën përpara tyre është të bëjnë analizë më të detajuar për gjendjen momentale në lidhje me teknologjinë informatiko-kompjuterike në resorët të cilat i udhëheqin, si dhe analiza për nevojat e tyre.

Në bazë të dhënave të cilat do t’i japë analiza, Këshilli do të përgatisë, pastaj edhe do të ndjek implementimin e Strategjisë Nacionale të IKT-së.

Формиран Национален совет за информатичка и компјутерска технологија кој ќе изготви и ќе ја имплементира Стратегијата за ИКТ

“Ekziston një kaos i madh, si në ministritë, ashtu edhe në të gjithë institucionet. Kjo strategji do të japë udhërrëfime të qarta ku gabojmë dhe nga ajo do të mund ti zgjidhim problemet”, theksoi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Gjithashtu, në periudhën e ardhshme do të formohet edhe koalicioni Digjital, në të cilën do të marrin pjesë përfaqesusit e odave ekonomike, komuniteti akademik dhe shoqëria civile.

Формиран Национален совет за информатичка и компјутерска технологија кој ќе изготви и ќе ја имплементира Стратегијата за ИКТ

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë