MSHIA: Reagim ndaj konferencës për shtyp të VMRO-DPMNE-së

09 shkurt 2018, Shkup

Qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNES-së, me futjen e masave kundër krizës, në mënyrë joligjore e shuqizoi të drejtën për shtesë finansiare për karrierën e të punësuarve në administratën publike.

Ky mosrrespektim i Ligjit për nëpunësat shtetëror ishte vetëm në dëm të të punësuarve.

Me lirinë dhe rrespektin e të drejtave dhe ligjeve, të gjithë të punësuarve të cilëve iu është mohuar e drejta për shtesë finansiare, e padisin shtetin.

Këta procese gjyqësore nënkuptojnë se shteti përveç shumës për pagesën joligjore të fondeve të shfuqizuara, duhet të mbulojnë shuma të larta për shpenzime gjyqsore dhe shpenzime të avokatit.

Kur të bëhet krahasimi i vitit 2016 dhe 2017 është e qartë se për cfarë flitet. Në të vërtetë, në vitin 2016 ka pasur 186 lëndë aktive dhe 3.790.752,00 denarë për shpenzime të avokatit. Në vitin 2017, ky numër nxjerr 722 lëndë aktive dhe 5.172.090,00 denarë për shpenzime të avokatit.

Për të treguar se nuk ka nevojë për këta shpenzime shtesë në  barrë të shtetit dhe në dëm të  qytetarëve, me informacion të Qeverisë I detyruam institucionet për procedure jashtëgjyqesore për të rënë dakord për mjetet e papaguara në mënyrë joligjore nga qeveria e mëparshme.

Në këtë mënyrë do të marrin shtesën finansiare e cila ishte e parandaluar në mënyrë jo të ligjshme dhe do të ndërpritet dëmtimi i mëtutjeshëm i Buxhetit të RM-së.

Në shtojcë tabelë e detajuar e shpenzimeve të bëra në lidhje me këto çeshtje në vitin 2016 dhe 2017.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë