Komisioni Evropian me masa konkrete për ulje drastike të çmimeve të roamingu-t për vendet në rajon
02 shkurt 2018, Sofja
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot është në vizitë pune në Sofja, Bullgari. Në kuadër të vizitës, ministri Mançevski realizoi takimin me eurokimisaren Maria Gabriel.
Në mbledhje u bisudua për Samitin Digjital për vendet e Ballkanit Perendimor që si pjesë e Procesit të Berlinit, do të organizohet për herë të parë. Maqedonia është vendi i parë nikoqir i Samitit i cili do të mbahet me 18 dhe 19 prill në Shkup. Eurokomisarja Gabriel e pranoi ftesën për hapjen e samitit si konfirmim se agjenda digjitale është në fokus të presidencës së Bullgarisë me Bashkimin Evropian.
“Mbështetja e Komisionit Evropian për Maqedoninë në reaëizimin e projekteve të sferës digjitale, siç është garanti i rinisë, parku teknologjik dhe portal kombëtar për e-shërbime janë me rëndësi të veçantë për ne”, tha ministri Mançevski.
Ai iu referua porosisë të cilën Samiti Digjital duhet të përcjell, dhe ajo është rëndësia e unitetit të rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian
Eurokomisarja Gabriel i prezantoi angazhimet dhe masat konkrete për ulje drastike të çmimeve të roaming-t në rajon.
Kjo do të jetë njëra prej porosive edhe në Samitin Digjital,sepse është me rëndësi për të gjithë qytetarët të rajonit..
Në këtë mënyrë, me realizimin e masave dhe aktiviteteve në sferën digjitale, qytetarër e rajonit shum më shpejtë do të bëhën pjesë e familjes evropiane, konkludoi ministri Mançevski dhe eurokomisarja Gabriel.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë