Mançevski: Për sigurinë kibernetike është e rëndësishme bashkëpunimi në mes institucioneve kompetente

01 shkurt 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, dhe drejtori i Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovanelli, në kuadër të punëtorisë treditore për: “Vlersimin e modelit për pjekurinë e kapacitetit të sigurisë informatike”, mbajti konferencë për shtyp. 

Mançevski: Për siguri kibernatike është e rëndësishme bashkëpunimi në mes institucioneve kompetente

„Siguria kibernatike po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në rrethet profesionale, por edhe te hartuesit e politikave, sektorit afarist, sektorit akademik, si dhe te publiku i gjërë. Sulemt kibernatike të sukseshme po bëhen më të shpeshta dhe më të rrezikshme, dhe sulmuesit janë gjithnjë e më të vendosur dhe më të sofistikuar. Kaluan ditët kur siguria kibernatike trajtohej si një problem i IT-së, dhe mbrojtja e e të dhënave vihej në vend të fundit. Qeveria është e vetëdijshme se çështja e sigurisë kibernatike nuk duhet të shikohet si një çështje sektoriale  dhe është e angazhuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet, sektorët privat, civil dhe akademik për përforcimin e sigurisë kibernatike në Maqedoni”, theksoi ministri Mançevski, duke e theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes institucioneve për hartimin e politikave dhe sigurisë kibernatike.

Манчевски: За сајбер безбедноста клучна е соработката помеѓу надлежните институции

„Vlerësimi zhvillohet në përputhshmëri me modelin e përcaktuar, në të cilën janë të përfshira të gjitha politikat dhe strategjitë publike, kultura dhe shoqëria, arsimi dhe aftësitë, kornizat ligjore dhe rregullative, si dhe standardet dhe teknologjitë nga fusha a sigurisë kibernatike. Evaluimi do të bëhet përmes takimeve konsultative në të cilën do të marrin pjesë përfaqësuesit e sektorit public dhe infrastruktura kritike nacionale, por edhe nga sektori afarist, sektori akademik, shoqatat civile dhe komuniteti ndërkombëtar”, informoi ministri Mançevski

“Dëshiroj të përshëndes angazhimin e Qeverisë dhe vendimi të jetë në nivel me shtetet të cilat më i kanë marrë hapat kryesorë për sigurinë kibernatike. Shoqëria informatike dhe komunikimet janë instrument për zhvillimin ekonomik. Në Maqedoni sektori TIK tashmë është burim kryesor i pozitave të punëve më të paguara dhe është në rritje të vazhdueshme”, tha drejtori Mantovanelli.   

Siç informoi ai, në bazë të dhënave të cilat do të dalin nga vlerësimi, Banka Botërore është e gatshme të formoj një ekip ekspertësh, në sferat ku do të vendoset se është më e nevojshme.   

Манчевски: За сајбер безбедноста клучна е соработката помеѓу надлежните институции

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë