U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Birtanisë së Madhe
30 nëntor 2017
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Charles Garett, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në mes qeverive të Republiksë se Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Ministri Mançevski iu falenderua ambasadorit, Garett, për ndihmën dhe ekspertizën e cila ia mundëson Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me veçanti të rëndësishme ndaj procesit për reforma në administratën publike, duke potencuar se Mbretëria e Bashkuar është një ndër partnerët kryesor strategjik të Maqedonisë.
Ambasadori Garett theksoi se projekti i ri është në drejtim të përmirësimit të funksionimit të administratës publike. Britania e Madhe do t’i ndajë përvojat e veta, e gjitha për qëllim të mundësimit të shërbimit profesional shtetëror e cila do të punojë në mënyre të paanshme, haptaz dhe me përgjegjshmëri për të mirën e qytetarëve.
Me nënshkruarjen e këtij Memorandumit, fillon edhe implementimi i projektit: “Modernizimi dhe transformimi i administratës publike”, me buxhet prej 248.830 funta. Projekti do të zbatohet nga marsi i vitit 2018, me mundësi për vazhdimsi edhe në vitet e vijuese.
“Në kuadër të ministrisë sonë tashmë është krijuar ekipi i cili do të punojë në implementimin e procesit të projektit, se bashku me përfaqësuesit e Qendrës për menaxhimin e ndryshimeve, si dhe përfaqësuesit e Sekretariatit të përgjithshëm si institucion i cila do të jetë pjesëmarrës në aktivitetet e projektit”, theksoi ministri Mançevski.
Qëllimi bazë i projektit të ri është mbështetja e reformës në administratën publike, me çka realizimi do të zbatohet me bashkëpunim të ngushtë me MSHIA-në dhe institucione tjera relevante. Vetëm aktivitet më konkretisht janë të ndara në 4 komponente siç janë: planifikim strategjik dhe planet vjetore punuese të ministrisë, mnaxhimi me burimet njerëzore, rregullore më të mire dhe vlerësim të ndikimit të rregullores dhe qeveri e hapur – e cila nënkupton transparencë dhe lllogaridhënie si një prej shtyllave bazë të politikës së qeverisë.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë