Maqedonia dhe Estonia bisedojnë për të nënshkruar memorandum për bashkëpunim [1]

Shkup, 19 korrik 2018
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, realizoi takim pune me ministrin për administratë publike të Estonisë, Janek Magi.
Në takim ata diskutuan për procesin e digjitalizimit të Estonisë dhe përvojat pozitive të cilat mund të transferohen në Maqedoni. Në këtë kontekst, dy ministrat diskutuan rreth mundësisë që Maqedonia dhe Estonia të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi.
Siç theksoi ministri Mançevski, ekspertiza të cilën e posedon Estonia, mund të shërbejë si një shembull dhe motiv për përkushtimin dhe realizimin e qëllimeve të përcaktuara për digjitalizimin e Maqedonisë. Siç theksoi ministri Magi, mundësia e bashkëpunimit të kompanive të TIK-ut, në të dyja vendet, është i hapur investimi në projekte dhe nisma inovative në Maqedoni. Në këtë mënyrë, ajo do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke rritur pagën mesatare dhe në afat më të gjatë edhe mbajtjen e të rinjve në Maqedoni.
Siç përfundoi Ministri Mancevski, MSHIA dhe Qeveria po punojnë për ta bërë Maqedoninë destinacionin e ardhshëm të TIK-ut në Evropë duke ndjekur shembullin e Estonisë.
Takimi u mbajt në kuadër të konferencës ndërkombëtare të partneritetit të hapur qeveritar, në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë