Published on Ministry of information society and administration (https://www.mioa.gov.mk)

Home > U miratuan Strategjia Nacionale për Sigurinë Kibernetike 2018-2020 dhe Strategjia për të dhënat e hapura 2018-2020 me Planin Aksional

U miratuan Strategjia Nacionale për Sigurinë Kibernetike 2018-2020 dhe Strategjia për të dhënat e hapura 2018-2020 me Planin Aksional [1]

Shkup, 16 korrik 2018

Në seancën e pestë të Këshillit Nacional të TIK-ut u shqyrtuan dhe u miratuan Strategjia Nacionale për Sigurinë Kibernetike (Cyber Security) 2018-2020 dhe Strategjia për të dhënat e hapura 2018-2020 me Planin aksional.

Përforcimi i kapaciteteve nacionale për të trajtuar kërcënimet kibernetike dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike në nivel nacional janë me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë. Strategjia Nacionale për Sigurinë Kibernetike të Republikës së Maqedonisë është një dokument strategjik i cili duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për zhvillimin e një ambienti digjital të sigurt, të besueshëm dhe rrethim digjital të qëndrueshëm, të mbështetur nga mjedise cilësore, të cilat bazohen në besimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike.​

Strategjia për të dhënat e e hapura përcakton qëllime strategjike me të cilat do të inkurajohet publikimi dhe përdorimi i të dhënave të hapura, me qëllim që të kontribuohet drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore, të përmirësohet cilësia e shërbimeve të cilat i ofrojnë ato dhe në të njëjtën kohë të inkurajohen inovacionet. Kjo do të kontribuojë drejt zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të shoqërisë në tërësi. Qeveria e Republikës së Maqedonisë pranon se të dhënat e hapura mund të jenë një nxitje e fortë për zhvillimin social dhe ekonomik dhe se ato mund të përdoren edhe për të përmirësuar qeverisjen duke rritur transparencën, hapjen, integritetin dhe pjesëmarrjen e publikut në qeverinë qendrore dhe lokale.

Dy strategjitë do të miratohen edhe nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në seancën e ardhshme.

 

 

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë


Links
[1] https://www.mioa.gov.mk/?q=en/node/1928