MSHIA: Duke kursyer energji elektrike i ndihmojmë vetvetes dhe shtetit tonë
Shkup, 28 nëntor 2022
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës u përfshi në mënyrë aktive ndaj masave për kursim për energji elektrike për të mirën e qytetarëve dhe në përgjithësi të tërë shtetit.
Gjatë muajit tetor, MSHIA ka kursyer 55 % energji elektrike dhe jemi të bindur se ai trend do të vazhdoj.
Këtë na dëshmoi edhe angazhimi i të gjithë të punësuarve në ministri, të cilët janë të mendimit se kjo është mënyra e vetme për tu kaluar periudha e dimrit.
Për këtë arsye, apelojmë për solidaritet dhe kursim të energjisë elektrike pa përjashtim.
Jemi të vetëdijshëm se në këtë mënyrë do të kontribuojmë realizim më të lehtë të një sistemi stabil energjetik.
Me kursimin e energjisë elektrike i ndihmojmë vetvetes dhe shtetit.
Vetëm me angazhim të përbashkët dhe të përkushtuar në mënyrë aktive do të kemi një sistem energjetik stabil.