Aliti-Gligorov: Ta avancojmë procesin e regrutimit të administratës

Shkup, 25 gusht 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot u takua me  drejtorin e Agjencionit për administratë, Spase Gligorov. 

Aliti dhe Gligorov biseduan për gjetjen e mënyrave të avancimit si dhe të zhvillimit të procesit të rekrutimit të administratës.
I gjithë ky proces duhet që t`i plotësoje standardet evropiane për një administratë profesionale, efikase, efektive dhe të pa politizuar.
Palët u dakorduan që të takohen edhe në të ardhmen me qëllim që bashkërisht të punojnë në realizimin e synimeve për një administratë sa më profesionale.