Aliti: Rritja e vetëdijes për rëndësinë e sigurisë kibernetike është fokusi jonë
Shkup, 1 gusht 2022
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admiri Aliti, së bashku me zëvendës kryeministren Slavica Grkovska, si dhe përfaqësuesit nga USAID dhe e-Government Academy, realizuan një takim koordinues për aktivitetet në fushën e sigurisë kibernetike.

“ Përmirësimi i infrastrukturës së informacionit si një nga elementet bazike, zhvillimi i legjislacionit si dhe rritja e vetëdijes për rëndësinë e sigurisë kibernetike, ishin fokus i takimit tonë “, deklaroi ministri Aliti.

Në fund, ai nënvizoi se kanë biseduar edhe për llojet e aktiviteteve që janë realizuar me qëllim të parandalimit të sulmeve kibernetike.
Palët u pajtuan që të takohen përsëri për të ndërmarrë veprime tjera, të cilat ndihmojnë shtetin dhe qytetarët në këtë drejtim.